Albas, trajnim me kredite në Elbasan
Në datë 14 dhe 15 Dhjetor, zhvillohet në Elbasan trajnim për dy module: "Mësimdhënia në kurrikulat e reja" dhe "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës". Për secilin modul përfitoni një kredit.
Në datë 14 dhe 15 dhjetor, zhvillohet në Elbasan trajnimi për dy module: "Mësimdhënia në kurrikulat e reja" dhe "Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës". Secili prej moduleve përmban një kredit dhe kushton 2 mije lekë. Trajnimi nis në orën 9:30 dhe do të zhvillohet në qendrën "Danida".
Moduli “Përfshirja e nxënësve me aftësi të kufizuara në arsimin gjithëpërfshirës” trajton këto çështje:
• Kuptimi mbi përfshirjen e fëmijëve me AK, këndvështrimi historik, kërkesat ligjore dhe integrimi i saj si një domosdoshmëri e sistemit të edukimit dhe fëmijëve në vështirësi për t’ia dalë.
• Fëmijët me aftësi të kufizuar: llojet, vlerësimi, trajtimi, aktorët pjesëmarrës në vlerësim dhe trajtim. Sfidat dhe dilemat në përfshirje.
• Vlerësimi i nevojave të fëmijëve me AK dhe ardhja në ndihmë e këtyre nevojave me programe te dedikuara. Programet e Edukimit Individual (PEI) dhe zhvillimi i objektivave brenda klasës. Teknikat dhe shkathtësitë e mësueseve në realizimin e objektivave.
Moduli “Mësimdhënia në kurrikulat e reja” trajton këto çështje:
• Mësimdhënia dhe të nxënit bazuar në kompetenca,
• Konceptimi i orës mësimore bazuar në kompetenca,
• Reflektimi i metodave të mësimdhënies/nxënies ndaj programeve të hartuar mbi kompetencat e synuara nga nxënësit,
• Kuptimi mbi situatën e të nxënit, mënyrat e përpilimit dhe paraqitjes së tyre në lëndë të ndryshme,
• Roli i mësuesit për arritjen e rezultateve të të nxënit, të synuara në kompetenca, në lëndë të ndryshme.
Nëse hasni vështirësi gjatë procesit të regjistrimit dhe për të tjera detaje jeni të lutur të kontaktoni në: 0697070480 ose në adresën elektronike [email protected]
(Redaksia e Portalit Shkollor)
Albas zhvillon trajnime me kredite në Fier
QTPA trajnim më 4 korrik, moduli “Ndërtimi i aftësive të të lexuarit”
Në datat 13-15 prill zhvillohen trajnime me kredite në Kukës