“7 Marsi”, nxënësit urojnë mësuesit përmes vargjeve
Në ditën e “7 Marsit” nxënësit iu kushtuan vargje mësuesve të dashur
Ne ju sjellim vargjet e Aulona Gjoshit, nxënëse e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran.
"7 Marsi"
Na erdhi marsi
Muaji i lavdisë
I shkollës së parë shqipe
I shkëndijave të lirisë.
Sot shkolla e parë në Korçë
I mbush 129 vjet
Që nxori popullin shqiptar
Nga terri që e mbuloi për shumë vjet.
U hap porta e dijes
Në datën 7 mars
Me mësues Sotirin
E motrat Qiriazi
Si dhe Naimin
Me vëllezërit e tij
Që popullit shqiptar i dha dituri.
Që nga kjo kohë
Sot 7 marsin festojmë
Mësuesve tonë të dashur
Këtë ditë ua urojmë.
Nga: Aulona Gjoshi, Klasa: VII2
Nxënëse e shkollës fillore “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Tirana mban rekord për numrin më të lartë të analfabetëve në Shqipëri