NDERIMI

7 Marsi në “Mësonjëtoren e parë shqipe”, Shahini nderon mësuesit pensionist për kontributin në arsim

Në “Mësonjëtoren e parë shqipe” me rastin e festës së 7 marsit, Ministrja e MARS, Besa shahini ka nderuar mësuesit në pension për kontributin e tyre të dhënë në arsim. Nga Korça ajo ka shprehur edhe urimin e saj për të gjithë mësuesit.

“Dita e Mësuesit” ka mbledhur bashkë në Mësonjëtoren e Parë Shqipe në Korçë, mësues në pension.


Në publikimin e saj në rrjetin social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, duke uruar fillimisht të gjithë mësuesit për 7 Marsin, u shpreh:


“Të dashur mësues, gëzuar 7 Marsin! Këtë vit u mblodhëm tek 'Mësonjëtorja e Parë Shqipe' dhe përkujtuam sakrificën e themeluesve të shkollës shqipe, por edhe të gjithë mësuesve që erdhën pas tyre, për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e kulturën tonë. Shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesit pensionistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa ata ndanë me ne këshilla të vyera për rrugën që kemi përpara”. 


Ndërkohë, ajo u shpreh edhe për faktin se rezultatet arsimore po përmirësohen falë punës së mësuesve tanë:


“Sot, sfidat e arsimit shqip janë të ndryshme nga çfarë kanë qenë ato të themeluesve të shkollës shqipe, por nuk janë më të vogla. Na jep kurajo fakti që rezultatet arsimore po përmirësohen me shpejtësinë më të madhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në testin “PISA”. Kjo, falë punës së palodhur të mësuesve tanë. Faleminderit nga zemra! – e mbyll postimin e saj Ministrja Shahini.



Postimi i plotë i Ministres së MASR, Besa Shahini:


"Të dashur mësues, Gëzuar 7 Marsin!

Këtë vit u mblodhëm tek "Mësonjëtorja e Parë Shqipe" dhe përkujtuam sakrificën e themeluesve të shkollës shqipe, por edhe të gjithë mësuesve që erdhën pas tyre, për të ruajtur dhe kultivuar gjuhën e kulturën tonë. Shprehëm mirënjohjen tonë për mësuesit pensionistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa ata ndanë me ne këshilla të vyera për rrugën që kemi përpara.

Sot, sfidat e arsimit shqip janë të ndryshme nga çfarë kanë qenë ato të themeluesve të shkollës shqipe, por nuk janë më të vogla. Na jep kurajo fakti që rezultatet arsimore po përmirësohen me shpejtësinë më të madhe nga të gjitha vendet pjesëmarrëse në testin "PISA". Kjo, falë punës së palodhur të mësuesve tanë.

Faleminderit nga zemra!"


(Kaltra Tafani, Portali Shkollor) 

2,180 Lexime
4 vjet më parë