Vëzhgim

"50 arsyet e sistemit arsimor të dobët në Kosovë"- shkrim autorial nga studentja Elmira Pajaziti

Ky artikull është një punim në kuadër të studimeve master të studentes Elmira Pajaziti. Publikimi autorial i saj ka të bëjë me 50 arsyet e sistemit arsimor të dobët në Kosovë.

Shkrim nga studentja Elmira Pajaziti, Gjakovë.


50 arsyet e sistemi arsimor të dobët në Kosovë: 


1. Mungon rregullimi i sistemit arsimor në Kosovë;

2. Mungojnë dokumente dhe strategji për ngritjen në arsim;

3. Mungesa e kabineteve në shkolla;

4. Mos ndarja e mjaftueshme e mjeteve financiare në shkolla;

5. Rregullimi i aksesit në arsim cilësor në nivelin parafillor;

6. Rregullimi i aksesit në arsim për grupet e margjinalizuara;

7. Përmirësimi i cilësisë së lartë në arsim;

8. Mungon autonomia dhe integriteti akademik në institucione të arsimit të lartë që do të përmirësonte sigurinë e cilësisë në arsim;

9. Mungesa e trajnimeve të Mësimdhënësve për kornizën e kurrikulës së re;

10. Mungesa e rritjes së aftësimit profesional;

11. Nuk shpenzohen shumë të holla për arsim;

12. Pjesëmarrja e fëmijëve në edukimin e hershëm është ende e ulët;

13. Mungon shpërndarja e barabartë e institucioneve parashkollore në Kosovë;

14. Mungojnë reformat arsimore;

15. Tekstet shkollore të pa përshtatshme;

16. Mungesë në investime kërkimore;

17. Mungesë e vlerësimeve shkencore;

18. Pamjaftueshmëria e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve;

19. Mungesa e kurseve praktike për nxënësit të cilët janë të regjistruar në arsimin dhe aftësimin profesional;

20. Mungesa e bashkëpunimeve mes shkollave profesionale dhe subjekteve afariste;

21. Mungon mundësia adekuate e zhvillimit profesional për mësuesit;

22. Mungesa e asistentëve në shkolla;

23. Braktisja e shkollës tek fëmijët që i përkasin komuniteteve Romë, Ashkalinj dhe Egjiptian;

24. Performancë e dobët e mësimdhënësve;

25. Mungesa e mekanizmave për siguri në cilësi;

26. Numri i ulë t i fëmijëvë në grupmosha 0-5 vjeç në institucione parashkollore;

27. Ndarja e vogël e buxhetit i cili është i ndarë për pagat e mësimdhënësve, detyrimisht ndikohet politikisht;

28. Mungesë mësimdhënësish të disiplinave shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë ;

29. Politika ka ndikim më të madh në planifikimin dhe zotimin e dokumenteve, strategjive arsimore;

30. Mungesë e mekanizmave për sigurinë e cilësisë në arsim në të gjitha nivelet;

31. Mungesa e mbikëqyrjes së  procesit më mësimor  në  pajtim me udhëzimet e përcaktuara nga MASHT;

32. Mungesa e administrimit të  testeve kombëtare;

33. Mungon ndarja e cilësisë (menaxhimi i arsimit) si p.sh: OUTPUT dhe INPIUT;

34. Mungesa e kapaciteteve në nivel qendror, komunal dhe shkollë për zbatimin e reformës në arsim përmes një qasjeje të koordinuar dhe koherente;

35. Licencimi i mësimdhënësve;

36. Mungojnë  trajnimet profesionale për mësimdhënës, drejtor dhe inspektorë të arsimit;

37. Mundësitë për trajnimin praktik të nxënësve në shkollë apo ndërmarrje janë të kufizuara;

38. Përzgjedhja e drejtorë ve të  shkollave e ka bërë  politika dhe jo në  bazë  të  meritave, por sipas kritereve dhe përkatësisë partiake;

39. Përzgjedhje e mësimdhënësve në  Kosovë; përzgjidhen jo sipas aftësive, por sipas lidhjeve partiake;

40. Ata të cilët janë marrë me reforma nuk kanë qenë njerëz që kanë pasur njohuri të mjaftueshme të teorisë së ndryshimeve në arsim dhe janë udhëhequr nga mendja e pashkolluar, nuk kanë marrë pjesë persona të shumtë të cilët do të duhej të merrnin pjesë në ndryshime;

41. Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për shkollë;

42. Mungon llogaridhënia;

43. Prindërit nuk lexojnë mjaftueshëm;

44. Bibliotekat publike nëpër komuna dhe ato private nëpër familje janë të varfra;

45. Mungon kultura dhe shprehia e leximit;

46. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim;

47. Sa më të rritur nxënësit, aq më pak lexojnë e aq më shumë kopjojnë;

48. Mungon kultura dhe shprehia e leximit. Nxënësit i kalojnë mesatarisht afër shtatë orë në ditë para ekraneve të ndryshme, prej të cilave vetëm dy orë për mësim (lexim e kërkime);

49. Mekanizma jo funksional të  sigurimit të cilësisë në nivel shkolle;

50. Ndarja e përgjegjësive ndërmjet nivelit qendror dhe komunal;




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,337 Lexime
1 vit më parë