40 mijë maturantë testojnë dijet në matematikë
Ministria e Arsimit bën me dije se testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë.
Pas provimit të gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, sot 40 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e tretë, atë të matematikës, i cili nis në orën 10:00 dhe do të zgjasë 1 orë e 30 minuta.
Ministria e Arsimit bën me dije se testi do të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen nga 1 pikë secila dhe 12 pyetje janë me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Testi do të vlerësohet me 50 pikë.
Për më tepër, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se:
- Maturanti paraqitet në qendrën e provimit, 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit.
- Në momentin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme si: laps, vizore, kompas, makinë të thjeshtë llogaritëse.
- Kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë.
- Në pyetjet me alternativa, maturanti rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë.
- Nëse rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
Ky është provimi i tretë i maturës shtetërore, pas atij të Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, përgjigjet e provimit të Gjuhës së Huaj pritet të dalin brenda datës 20 qershor, ndërkohë që përgjigjet e Gjuhë-Letërsisë pritet të dalin deri në datën 27 qershor.
Hartimi i projektit kurrikular
Datat e provimeve të lirimit 2021
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!