37 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim.
Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore ku rreth 37 mijë maturantë do të testojnë njohuritë e tyre në gjuhët e huaja. Testimi nis në orën 10:00 dhe zgjat për 2 orë e 30 minuta. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë dhe ka 25 pyetje, 13 pyetje plotësohen me alternative dhe 12 me zhvillim.
Detyrat dhe të drejtat e maturantit / kandidatit
Maturanti/kandidati paraqitet në qendrën e provimit 1 orë e 30 minuta përpara fillimit të provimit. Në çastin e paraqitjes në mjediset e provimit, duhet të ketë me vete dokumentin e identifikimit dhe mjetet e nevojshme, si: laps, vizore, kompas, makinë llogaritëse të thjeshtë.
Maturanti/kandidati plotëson testin me stilolaps me një ngjyrë (të zezë ose b1u). Në pyetjet me alternativa, maturanti/kandidati rrethon vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë. Nëse maturanti/kandidati rrethon më shumë se një alternativë, ose nuk rrethon asnjë alternativë, vlerësohet me 0 pikë.
Maturantët e seksioneve dygjuhëshe shkollore vendosen nga QShA në një mjedis, për shkak të monitorimit nga përfaqësitë përkatëse dhe në zbatim të marrëveshjeve dypalëshe.
Maturantëve/kandidatëve me aftësi të kufizuara, të përkohshme ose të përhershme, u krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e provimit- Për ata që nuk mund të lexojnë apo të shkruajnë, PAP-i autorizon një person jo të profilit për plotësimin e testit sipas përgjigjeve të dhëna me gojë nga maturanti/kandidati.
Maturantëve/kandidatëve të paraburgosur u sigurohen kushtet për zhvillimin normal të provimeve, në mjedise të posaçme nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve të autorizuar të policisë, pa uniformë dhe pa armë.
Maturantët/kandidatët që dorëzojnë testin, nënshkruajnë për dorëzimin e tij në listën që disponon AP-ja.
Maturantëve/kandidatëve që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së përcaktuar, nuk mund të dalin nga qendra e provimit para kohës së përfundimit të provimit. Ata grumbullohen në brendi të qendrës së provimit në një mjedis të përcaktuar më parë. Mbikëqyrja e tyre kryhet nga administratori i katit dhe nga AS-ja.
Kur maturanti/kandidati vëren ndonjë shkelje të Rregullores së provimit, ai ka të drejtë të informojë AP-n€, PAP-in dhe përfaqësuesit e MASR-së.
Maturanti/kandidati ka të drejtë të kërkojë fotokopjen e testit të tij pas përfundimit të të gjitha provimeve.
Nuk ka rivlerësim të testit.
(Portali Shkollor)
Hartimi i projektit kurrikular
Rritja e pagave të punonjësve të arsimit dhe udhëzime për zbatimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave
Letër e hapur për prindërit, mësuesit e institucionet: Për të mos neglizhuar asgjë në edukim!