
13 shkollat ku procesi mësimor mbetet i ndërprerë për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës
Në 13 shkolla të njësisë administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), procesi mësimor nuk mund të fillojë ditën e hënë për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës.
MAS ka njoftuar se pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë.
"Strukturat tona arsimore, së bashku me bashkitë, kanë qenë në terren gjatë gjithë fundjavës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë të procesit mësimor ditën e hënë. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e shkollave ku u ndërpre mësimi javën e kaluar janë kthyer në normalitet, përveç 13 shkollave në disa njësi administrative të Shkodrës (Pult, Shosh dhe Shalë), ku për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e dëborës, procesi nuk mund të fillojë ditën e hënë", tha Kushi.
Këtë janë shkollat ku mësimi do të mbesë i pezulluar:
1. Shkolla e Mesme e Bashkuar "Mehmet Shpendi", Shalë,
2. Shkolla 9-vjeçare "Gimaj", Shalë,
3. Shkolla 9-vjeçare "Theth" Shalë,
4. Shkolla 9-vjeçare “Don Prek Ndrevashaj”, Shosh,
5. Shkolla 9-vjeçare “Palaj”, Shosh,
6. Shkolla Fillore “Nicaj”, Shosh,
7. Shkolla 9-vjeçare “Kir”, Pult,
8. Shkolla Fillore “Kasnec”, Pult,
9. Shkolla Fillore “Pog”, Pult,
10. Shkolla 9-vjeçare “Bruçaj”, Pult,
11. Shkolla 9-vjeçare “Plan”, Pult,
12. Shkolla Fillore “Maja Thanës”, Pult,
13. Shkolla 9-vjeçare “Xhan”, Pult.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
QSHA: Regjistrimet për licencën e mësuesisë deri më 7 prill, provimi do të zhvillohet në muajin maj, ja procedurat
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill
Hartimi i projektit kurrikular