Zgjedhjet në universitete

12 emra garojnë për postin e rektorit në universitete

Në universitetet publike kanë nisur ‘ethet’ e garës për drejtuesit e rinj për postin e rektorit

Në universitetet publike kanë nisur ‘ethet’ e garës për drejtuesit e rinj. Ditën e djeshme u mbyll zyrtarisht afati i regjistrimit për kandidatë për rektor dhe anëtarë të Senatit Akademik në Universitetin e Tiranës, ku në garë janë dy kandidatëzyrtarë, Klodeta Dibra përballë Mynyr Konit. Ndërsa te Politekniku garojnë tre kandidatë mes tyre për postin e rektorit të këtij universiteti. Por me sa duket gara më e fortë bëhet te Universiteti i Mjekësisë, ku deri më tani janë regjistruar zyrtarisht 4 kandidatë, por duke qenë se afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve është sot në mesditë, mund të ketë edhe ndonjë kandidat surprizë i orëve të fundit. Ndërkohë që kandidatët për pozicionin e dekanit dhe shefave të departamenteve kanë afat deri në fund të javës që të regjistrohen. Dita e zgjedhjeve për drejtuesit e rinj në universitetet publike është përcaktuar nga ministrja Lindita Nikolla se do të jetë data 20 prill 2016.

Kandidatët

Rektori i ri në Universitetin e Tiranës do të përcaktohet në datën 20 prill, nga vota e stafit akademik dhe studentëve, vota e të cilëve llogaritet në masën 10%. Komisioni Institucional Zgjedhor (KIZ) i Universitetit të Tiranës ditën e djeshme ka njoftuar se u mbyll zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve për rektori UT, ku në garë u regjistruan vetëm dy kandidatë. Dekania e Fakultetit tëGjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës,Mynyr Koni, garojnë për postin e rektorit të UT. 

“Bazuar në rregulloren eMinistrisë së Arsimit dhe Sporteve, “Për organizimin e zgjedhjeve të para përAutoritetet dhe Organet Drejtuese në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, komunikojmë se sot, më datë 28.03.2016, në orën16:00 përfundoi procesi i regjistrimit për kandidatë për rektor dhe anëtarë të Senatit Akademik”, – njoftohet nga KIZ i Universitetit të Tiranës. 

Ndërkohë që afati për regjistrimin e kandidatëve për dekan dhe shefa departamenti është deri ditën e shtunë. Ndërsa në Universitetin Politeknik, afati i fundit i regjistrimit ishte dita e diel, dhe në garë kanë hyrë zyrtarisht tre kandidatë,të cilët aktualisht janë në pozicionin e dekanëve të tri fakulteteve kryesoretë Universitetit Politeknik. Pjesë e garës për rektor të Universitetit Politeknik është dekani i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Andrea Maliqari, dekani i Fakultetit të Gjeologji- Minierave, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e rektorit të Politeknikut, Përparim Hoxha.

Ndërsa kandidati i tretë zyrtar në këtë garë është dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Andonaq Londo Lamani. 

Universiteti më i ri publik, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, pritet të ketë edhe garën më të fortë, me numrin më të madh të kandidatëve. Deri tani janë 4 kandidatë zyrtarë në garë, por mund të ketë edhe kandidatë të tjerë, pasi afati zyrtar i mbylljes së regjistrimeve të kandidatëve për rektor dhe anëtarë senati është data 29 mars, ora 16:00. 

Kirurgu Arben Gjata, rektori i emëruar, i cili mban aktualisht këtë post, është regjistruar zyrtarisht nëkëtë garë. Po ashtu edhe dekania e Fakultetit të Mjekësisë, Mira Rakacolli, ka zgjedhur të garojë për postin e rektorit të Mjekësisë, si dhe kardiologu Petrit Bara, dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike. Gjithashtu pjesë e garës për rektor të UMT është bërë edhe Bajram Hysa, ish-dekani i Fakultetit tëMjekësisë.

Në Universitetin Bujqësor dhe në atë të Sporteve, afati zyrtar i regjistrimit mbyllet ditën e mërkurë, dhe ende nuk ka asnjë kandidat zyrtar për postin e rektorit

Edhe në Universitetin e Arteve do të garojnë tre kandidatë për postin e rektorit, Kastriot Çaushi, dekani i Fakultetit të Artit Skenik, Artan Peqini, dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, dhe Fatmir Hysi

Shpallet i zgjedhur në postin e një autoriteti drejtues kandidati që fiton numrin më të madh të votave të vlefshme të zgjedhësve që marrin pjesë në votim, me përjashtim të kandidatëvetë vetëm, të cilëve ju duhen 50% plus një të votave të vlefshme.

(Nga Ermelinda Hoxhaj, GSH)

1,950 Lexime
8 vjet më parë