LIBËR I RI

101 pyetje dhe përgjigje/ Ç'po ndodh me mua?

Adoleshenca është një periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocone të reja. Ky llibër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të të lindin në këtë etapë.

Adoleshenca është një periudhë mbushur plot me ndryshime dhe emocone të reja. Ky llibër të ndihmon të qartësosh nga afër dhe lehtësisht dyshimet e mëdha që mund të të lindin në këtë etapë. 

Si mund të flas per problemet e mia me prindërit? Çfarë të bëj që t’i pëlqej personit tjetë? Çfarë rrobash duhet të vesh?

Këto dhe shumë çështje të tjera qartësohen te libri “101 pyetje dhe përgjigje”, 101 dyshime të të rinjve të moshës sate. Do të zbulosh se “shqetësimet” që të prekin ty, i kanë gjithashtu edhe shokët e tu të klasës, miqtë e tu ao të rinj të cilët takon përditë.


Asnjë etapë tjetër e jetës nuk sjell aq shumë dyshime e ankthe apo përhap ide të gabuara, sa adoleshenca; dhe kjo u ndodh njëlloj si vajzave, ashtu edhe djemve. Ndryshimet e mëdha që ndodhin në këtë etapë ndikojhnë, pa dyshim, në tërësinë e sjelljeve të tyre.


Në libër do të gjesh përgjigjet e 101 pyetjeve në lidhje me situatat që mund të të ndodhin ty ose miqve të tu gjatë këtyre viteve. Në mënyrë që t’i kuptosh sa më lehtë, i kemi grupuar ato në tema të veçanta.


Në temën e parë përfshihen çështje që prekin emocionet dhe probleme të tjera (ndjesitë, mendimet, frikërat) tipike të moshës, duke filluar që nga ndryshime e pashpjegueshme të humorit, deri te pasiguria për të ardhmen, për të vazhduar më tej me konfliktet e mundshme në marrëdhënie me prindërit e tu.


Në temën e dytë trajtohen çështje që u referohen ideve, tabuve dhe dyshimeve, të cilat lindin si pasojë e ndryshimeve që po pëson trupi yt. Në pyetjet që i kushtohen higjienës dhe pamjes fizike do gjesh këshilla praktike për shqetësimet e jetës së përditshme, si: përdorimi i deodorantit, trajtimi i akneve, përparësitë dhe jopërparësitë e lyerjes së flokëve apo modeli më i përshatshëm e më i rekomandueshëm i rrobave të brendshme etj.


Një rëndësi të madhe u kemi kushtuar çështjeve që lidhen me shëndetin: cili është lloji më i përshtatshëm i ushqimit për moshën; arsyet përse duhani është aq i dëmshëm për organizmin tënd; regjimi i duhur i gjumit, si dhe ndryshimet kryesore karakteristike që ndoshin në këtë periudhë rritjeje të organizmit tënd.


Në temën që u referohet miqësive dhe rrethit shoqëror, të ofrojmë zgjidhje për konfliktet që lindin në këto mjedise (duke pasur parasysh që të gjitha shoqërite e tua janë në të njejtin karusel ndryshimesh, sikurse je edhe ti); për marrëdhëniet e ndërlikuara mes djemve dhe vajzave; zakonin e keq të shpërdorimit të kohës së lirë; të abuzimit me teknologjitë e reja apo idetë e gabuara për drogat dhe alkoolin.


Në temën “Marrëdhëniet e para” grupohen disa nga specifikat që lidhen me ndjesitë që shfaqen gjatë kontakteve të para seksuale me personin tjetër; frika e refuzimit, ndrojtja ndaj kontaktit fizik apo skuqja nga turpi para personit të seksit tjetër, orgazma, erotizmi, seksualiteti...


Më tej jemi thelluar më shumë në temën “Rreziqet e seksit”, ku kemi theksuar rëndësinë e marrëdhënieve seksuale të përgjegjshme e të sigurta. Këtu kemi grupuar dyshimet më të shpeshta që ke ti për këtë problem dhe veçanërisht për bezdinë që të krijohet kur diskuton me të rriturit për ‘rreziqet’ e mundshme që sjell akti seksual.


Në pjesën e fundit do të zbulosh se çfarë fshihet pas shumë miteve e tabuve për “herën e parë”, aq shumë të përfolur.


Qëllimi i këtij libri? Asgjë nga shqetësimet e tua mos të mbetet pa përgjigje.



(Portali Shkollor)

2,791 Lexime
5 vjet më parë