
100-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit
“Java e Musinesë”, aktivitete, takime me studiues dhe të afërm, ekspozita pikture nga nxënësit, montazhe me krijimtarinë e Musinesë, ligjërata nga mësuesit e departamentit të historisë, dramatizime e kuplete muzikore...
Shkolla 9-vjeçare “Musine Kokalari” ka nisur përgatitjet për një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë javës së parë të muajit shkurt në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Musine Kokalarit.
Në bazë të një programi të posaçëm nxënësit e shkollës po përgatiten nën udhëheqjen e mësuesve të shkollës. Takime me studiues dhe të afërm, ekspozita pikture nga nxënësit, montazhe me krijimtarinë e Musinesë, ligjërata nga mësuesit e departamentit të historisë, dramatizime e kuplete muzikore do të organizohen në “Javën e Musinesë”.
Nxënësit përkujtojnë 100-vjetorin e lindjes së shkrimtares së parë shqiptare dhe gruas që gjithë jetës luftoi për demokratizimin dhe emancipimin e shoqërisë.






Vlerësimi përfundimtar, përshkrimi i notës
Nis faza e dytë e Programit për Zhvillimin Profesional të Mësuesve: 20 mijë mësues do të trajnohen falas në universitetet publike
Hapen aplikimet për provimin e licencës 2025, regjistrimet mbyllen më 14 prill