SHEMBULL

Zhvillimi i mësimit online në Francë, një praktikë e veçantë

Thuajse në mbarë botën po praktikohet mësimi online prej situatës së krijuar për mospërhapjen e Coronavirusit. Por ky lloj mësimi ndryshon nga njëri vend në tjetrin. Ne po ju sjellim një shembull që vjen nga Franca. Ja se si po funksionon arsimi atje.

Po ndajmë me ju një informacion nga një nxënëse 13-vjeçare në Francë. 

Ajo ishte duke bërë detyrat. Mësimi online atje funksionon në këtë mënyrë:


Shkolla ka krijuar nje faqe (site) të përbashkët në internet. Aty në foldera specifikë vendosen klasat dhe lëndët. Relisa kishte 12 lëndë gjithësej. 


Detyra kishte çdo ditë në secilën lëndë përgjatë javës, sipas orarit. 

Mësimi i vinte me shkrim i shpjeguar. 


Kishte vetëm disa video qe i bënin mësues të posaçëm, jo të shkollës, që i zgjidhte Ministria e Arsimit. Detyrat i printonte, i zgjidhte, i fotografonte dhe i niste tek faqja e shkollës. Pra nuk përdornin as Whats app, as Viber dhe as email. 


Mësuesja ua kthente përgjigjet me shkrim po tek e njëjta faqe sipas rubrikës së përcaktuar. Pothuajse të gjithë nxënësit i bënin detyrat, sepse ndryshe do penalizohen duke qëndruar pas mësimit kur të fillojë shkolla. Pas 4 javëve pritej të rifillonte shkolla tek ta. 


Lidhur me testet ata nuk i bënin, sepse mësuesit mendonin se do i gjenin zgjidhjet gati në internet. Kështu që testet, që dhe ata i bënin çdo 3 muaj, do i bënin vetëm kur të shkonin në shkollë”.



(Marrë nga rrjetet sociale, Portali Shkollor) 

10,188 Lexime
4 vjet më parë