Studimet

Zgjedhja e shkollës së lartë, ku duhet të fokusohen maturantët?

Edhe pse shkolla ka pak që ka nisur, shumica e maturantëve janë të shqetësuar se çfarë dege studimi do të zgjedhin në vazhdim. Për të qenë në kohë dhe për t’jua lehtësuar vendimmarrjes ne po ju vijmë në ndihmë nëpërmjet disa këshillave.

Përpara nxënësve, të cilët këtë vit do të duan të vazhdojnë shkollën e lartë, qëndron vetëm një problem kryesor: zgjedhja e degës së studimit. Shpesh herë maturantët janë në dilemë mes ëndrrës për t’u bërë dikush dhe mundësisë që do t’u ofrojë tregu i punës. Duke u nisur nga ky fakt ne kemi menduar t’ju vijmë sadopak në ndihmë, nëpërmjet disa këshillave të bazuara në eksperienca të ndryshme në këtë drejtim. 


1-Kërkojini ndihmë prindërve ose mësuesve. Me siguri duke marrë mendimin e tyre ju mund ta keni më të lehtë qartësimin e situatës. Por mos harroni, vendimi final ju përket vetëm juve. 


2-Duhet të pyesni veten se cilat janë aftësitë tuaja më të mira, çfarë gjëje zotëroni më shumë, në cilën degë studimi do të dëshironit të ishit pas 5 viteve, ku do të donit të arrinit në të ardhmen? Pra bëjini vetes një listë me pyetje dhe me kalimin e kohës filloni t’u përgjigjeni atyre. 


3-Merrni informacion për universitetin dhe më konkretisht lexoni mbi programin e të dhënave të universitetit për të cilin ju jeni më të interesuar. Më pas vihuni në dijeni edhe për degën që mendoni se do të vazhdoni. Cilat do të jenë lëndët e saj, orët, provimet, kreditet etj. 


4-Mos u limitoni në zgjedhjen e degëve: një universitet arti nuk është më i mirë se një universitet që merret me lëndët ekzakte, apo me drejtime të ndryshme profesionale. Janë thjesht të ndryshëm nga njëri-tjetri. Nëse do të zgjidhni në bazë të paragjykimeve atëherë do të gabonit. Kjo gjë do t’u detyrojë të vazhdoni një shkollë të cilën nuk do ta pëlqeni. Për zgjedhjen duhet të bazoheni tek ndjesia juaj shpirtërore, dëshira, ëndrra që keni, jo te konsiderata që mund të kenë miqtë apo të njohurit tuaj për një universitet apo degë studimi. 


5-Nëse e kuptoni se dëshira juaj ka ndryshuar atëherë jeni gjithmonë në kohë. Mjafton që në vendimin final të jeni të sigurt. 



(Përshtati Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

5,320 Lexime
5 vjet më parë