Nota

Vlerësimi me Kompetenca

Alma Tafani, mësuese e lëndës histori – gjeografi, në gjimnazin “Dhaskal Todri”, Elbasan, ndan me ne një material i cili i ndihmon të gjithë mësuesit të realizojnë vlerësimin e nxënësve.

Në këtë material do të gjeni:

1. Qëllimi kryesor i vlerësimit me kompetenca.

2. Si përmbushet ky qëllim?

3. Vlerësimi i nxënësit për të nxënit.

4. Si kryet vlerësimi i nxënësit?

5. Raportimi i arritjeve.

6. Qëllimi i raportimit të arritjeve.


1. Qëllimi kryesor i vlerësimit është të mbështesë të nxënit dhe përparimin  te nxënësit.


2. Ky qëllim përmbushet nga kombinimi:


•         i vlerësimit për të nxënë

•         i vlerësimit të të nxënit


Qëllimi mbështetet në Kornizën  e Vlerësimit të të nxënit në Arsimin Parauniversitar të MAS


3. Vlerësimi për të nxënë i nxënësit realizohet në bazë të:

•         Vlerësimit të vazhduar

•         Vlerësimit me test /detyrë përmbledhëse

•         Vlerësimit të portofolit të nxënësit


4. Ku bazohet Raportimi i arritjeve


Vlerësimi i të nxënit tek nxënësit kryhet nëpërmjet:


•         Vlerësimit periodik

•         Vlerësimit përfundimtar


5. Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve

•         Raportimi i arritjeve të të nxënit bëhet nga mësuesi një herë në tre muaj dhe i jepet me shkrim prindit.


6. Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve  ka dy qëllime kryesore:


•         Së pari siguron informacion të plotë dhe të vazhdueshëm rreth të nxënit të nxënësve dhe përparimit të tyre, duke shërbyer si bazë për të krahasuar arritjet me rezultatet e pritshme të të nxënit

•         Së dyti krijon një platformë, e cila u shërben  mësuesve dhe prindërve të mbështesin nxënësit në hapat e mëtejshëm të të nxënit, si dhe vetë nxënësve të zhvillohen në këtë proces.


7. Raportimi i arritjeve dhe përparimit të nxënësve bazohet në:

•         evidencat e vlerësimit të vazhduar

•         testet / detyrat përmbledhëse

•         portofoli i nxënësve


Vlerësimi në regjistër

Mësuesit duhet të përgatisin në fillim të vitit një plan vjetor të ndërtuar në tremujorë.

Plani tremujor dorëzohet në shtator në drejtori (një kopje), ka mundësi të ndryshojë por jo të përmbyset.


Si mund të ndryshojë? Shembull: Një temë që e ka shënuar në orën e 23 mund të bëhet në orën e 27.Pra, ka liri në ndryshimin e planit dhe mësuesi e dorëzon të rregulluar në drejtori në fund të tremujorit. Në shtator bëhet plan planifikimi  dhe në fund të tremujorit  bëhet plan faktik.

Në planin vjetor duhet të ketë patjetër tre teste (një në çdo tre muaj), një projekt dhe portofoli. 

Në çdo plan tremujor të ndërtuar nga mësuesit  duhet që patjetër të ketë një test.


Testi duhet të jetë për njohuritë kryesore të marra gjatë tremujorit dhe i ndërtuar sipas niveleve, me sistem pikëzimi dhe jo i ngarkuar.


Projekti

Për projektin se sa orë do të zhvillojë e vendos vetë mësuesi, por sugjerohet të paktën tre orë  të cilat mund të zhvillohen një orë në çdo muaj, të tre orët njëra mbas tjetrës (në dëshirën e mësuesit).

Për lëndët që kanë një orë në javë është sugjeruese që të ketë dy orë projekt.

Edhe një temë me veprimtari dhe material mund të quhet orë projekti.


Portofoli

Tek vlerësimi i portofolit futet ajo pjesë që është realizuar vetëm atë tremujor dhe vlerësohet vetëm kjo fazë (deri aty ku kanë arritur).

Vlerësimi i portofolit është i tolerueshëm. E rëndësishme është që për çdo nxënës të ketë vlerësim dhe krijim. Portofoli  dëshmon punën e çdo nxënësi. 

Portofolin udhëzohet ta mbajë mësuesi por në disa raste te veçanta ku mungon infrastruktura portofoli mund të mbahet edhe nga nxënësit. Nxënësi udhëzohet se si duhet t’i mbajë këto materiale. Ora e vlerësimit të portofolit është prezantimi nga nxënësit dhe mësuesi çdo tre muaj bën  vlerësim.


Vlerësimi

Deri më tani mësuesit kanë qenë thjesht transmetues të njohurive. Filozofia sot është që mësuesi vlerëson procesin dhe produktin.

Vlerësimi për të nxënë është vlerësimi nëpërmjet të cilit mësuesi identifikon mangësitë dhe  ndihmon nxënësit të bëjnë progres. Për ta bërë këtë duhet  nota por qëllim në vetvete nuk është nota.


Evidenca e vlerësimit

Për të realizuar evidencën e vlerësimit formati mund të jetë A3 apo A4 në varësi të numrit të nxënësve. Është e rëndësishme që ky format të mos cenohet. Një format i tillë është për tre muaj. Vlerësimet varen nga orët vjetore të lëndëve, që do të thotë: për një tremujor mund të ketë 3-4-5-6 apo më shumë vlerësime. (shembull  referoju  evidencës tremujore në fund të udhëzimit 34 datë 11.09.2015)


Rreshtat tek vlerësimi nuk janë kompetenca

Qëllimi tek vlerësimi janë komentet dhe jo nota

(arsyeja pse mori këtë notë  p.sh.: nuk dha argumentet e duhura apo nuk tha qartë këtë koncept etj.).

Shënimet mund të jenë edhe simbolet  (shikoni faqen e IZHA kurrikula tek matematika, janë për të gjitha lëndët………………………………….).


Nivelet e arritjes së kompetencave janë  pesë

dhe në disa raste mund të shënohen p.sh.: N3 (symbol niveli 3) por komenti duhet të jetë i saktë.

Disa lëndë që kanë shumë orë kanë edhe teste të ndërmjetme përveç  testit në fund të tremujorit p.sh.: matematika ka 6 teste të detyruara.

Tek komenti shkruhet test i ndërmjetëm. Në përfundim të tremujorit kjo evidencë  e humbet rolin e saj. Një kopje e ka mësuesi  dhe një kopje dorëzohet tek drejtori  i shkollës. Tek evidence përfundimtare merret në konsideratë vlerësimi, ecuria dhe progresi.


Regjistri

Është si formati i klasës së parë.

Kur mbaron tremujori i parë nuk ka vizë të kuqe  por vazhdon normalisht. Fletët e vlerësimit fillojnë me radhë të cilët kanë 40 emra.

Tek vlerësimet në faqen e krahut të majtë janë vlerësimet tremujore dhe në faqen në krahun e djathtë janë vjetoret.

Vlerësimet përfundimtare nuk mund të dalin vetëm me mesatare por  edhe me anë të progresit apo edhe e kundërta.

Pastaj  në përfundim del me formulën 40% vlerësimi i vazhduar, 40% vlerësimi me teste dhe 20%portofoli dhe në fund del mesatarja. Në fund bëhet edhe përshkrimi i notës ku do të dalin në pah më shumë komentet pozitive.

Kurrikula është ndërtuar mbi bazën e VII kompetencave. Përshkrimi i bërë tek karakteristikat tregon se sa i ka arritur kompetencat nxënësi.

Drejtoria ka të drejtë të bëjë teste ekstra me short sipas DN në fund të vitit por, duhet të bashkërendojë punën me mësuesit në mënyrë që testet  që do të bëhen të mos dublohen.


(Nga: Alma Tafani, mësuese e lëndës histori – gjeografi, gjimnazi: “Dhaskal Todri”, Elbasan; Portali Shkollor)

45,538 Lexime
7 vjet më parë