Vlerat ushqyese të pjeshkëve
Vlerat shëndetësore të pjeshkës dhe nektarinës janë të shumëfishta. Ato ndihmojnë kundër obezitetit, kolesterolit, sëmundjeve nervore. Pjeshkët mbrojnë lëkurën, sytë, sistemin nervor, kockat dhe dhëmbët....
Shqipëria është një vend i pasur me pjeshkë, ndërsa nektarinat kultivohen në sasi më të kufizuara. Zonat me prodhimtari të lartë të pjeshkëve janë: Peshkopia, Korça apo edhe Shkodra. Vlerat shëndetësore të pjeshkës dhe nektarinës janë të shumëfishta. Ato ndihmojnë kundër obezitetit, kolesterolit, sëmundjeve nervore. Pjeshkët mbrojnë lëkurën, sytë, sistemin nervor, kockat dhe dhëmbët. Pjeshkët vonojnë plakjen dhe ndihmojnë me detoksifikimin. Ato ndihmojnë tretjen si edhe përmirësojnë shëndetin e qelizave.
Pjeshkët janë të pasura me ushqyes dhe antioksidantë, një përmbajtje që e bën këtë frut ideal për femrat shtatzënë. Pjeshkët me lëng (Prunus persica) janë ndër frutat më të mira të verës. Pema e pjeshkës rritet kudo në botë dhe i përket familjes botanike Rosaceae që përfshin edhe kumbullën dhe qershitë.
Pjeshkët ofrojnë një sërë vlerash thelbësore për funksionimin e shëndetshëm të organizmit. Ato janë të pasura me vitaminat: A, E, C, K B1, B2, B3, B6, beta karoten, folat dhe acid pantotenik. Pjeshkët ofrojnë shumë minerale të nevojshme siç janë: kaliumi, kalciumi, magnezi, hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri. Ato përmbajnë pak kalori dhe yndyrna të ngopura dhe për më tepër janë një burim i mirë fibre.
Antioksidantët: Pjeshkët përmbajnë luteinë, zeaksanthinë dhe beta-kritoksanthinë që ndihmojnë kundër radikaleve të lira dhe e mbrojnë organizmin nga dëmet e shkaktuara prej tyre.
Plot kalium: Pjeshkët përmbajnë kalium që është thelbësor për funksionin e nervave dhe të gjithë trupit. Mungesa e kaliumit në organizëm mund të shkaktojë problem të rëndë që ndikon në forcën e muskujve dhe shkakton rrahje të çrregullta të zemrës.
Tretja: Pjeshkët ruajnë shëndetin e sistemit tretës, sepse janë të pasura me alkalinë dhe fibër. Sistemi nervor: Prania e magnezit tek pjeshkët ndihmon në parandalimin e stresit dhe ankthit dhe e mban sistemin nervor të qetë.
Obeziteti: Pjeshkët përmbajnë përbërës bioaktivë që kanë ndikim të mirë kundër çrregullimeve shëndetësore, që shkaktojnë obezitet.
Sistemi imunitar: Pjeshkët janë të pasura me acid askorbik dhe zink që ndihmon funksionet normale të trupit dhe sistemin imunitar. Zinku dhe vitamina C janë të rëndësishme për shërimin e plagëve, ndërkohë që antioksidantët përshpejtojnë largimin e infeksioneve.
Ulja e kolesterolit: Studimet kanë treguar që përbërësit fenolikë të pjeshkëve (tulit dhe lëkurës) ndihmojnë në mbajtjen e kolesterolit në nivel të ulët. Për më tepër ato stimulojnë kolesterolin e mirë. Kjo ndihmon në uljen e gjasave të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës dhe në shëndetin kardiovaskular në përgjithësi.
Kundër plakjes: Siç përmendëm, pjeshkët janë një burim i pasur zinku që është i domosdoshëm kundër plakjes. Konsumi i ushqimeve të pasura me zink promovon prodhimin e anti-trupave dhe parandalon dëmet e qelizave të shkaktuara nga radikalet e lira. Zinku ngadalëson procesin e plakjes së organeve riprodhuese mashkullore duke forcuar nivelin e testosteronit. Pjeshkët kanë vlera të shkëlqyera për kujdesin ndaj lëkurës, syve dhe gjatë shtatzanisë pikërisht falë vitaminave dhe mineraleve.
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Çfarë rreziku mbartin patatinat?