Moringa, njihuni me vetitë e “pijes së mrekullive”
Moringa e quajtur ndryshe “pija e mrekullive”, ka një burim të pashtershëm lëndësh ushqyese e cila origjinën e ka nga Azia Jugore. Morniga është një antioksidant i fuqishëm bimor për shëndetin e përgjithshëm.
Moringa e quajtur ndryshe “pija e mrekullive”, ka një burim të pashtershëm lëndësh ushqyese e cila origjinën e ka nga Azia Jugore. Morniga përdoret nga aziatiket në mjekësinë tradicionale e cila është një antioksidant i fuqishëm bimor për shëndetin e përgjithshëm.
Përbërësit që gjenden në bimën e mornigës nxisin sistemin imunitar, ka përbërës antiviralë, antibakterialë të cilët sipas shkencëtareve luftojnë rreth 300 sëmundje. Gjethet e moringës përdoren në gatim siç mund të përdorim gjethet e spinaqit dhë konsumohen sa herë që të dëshironi. Si një burim i pasur i klorofilit, morniga bën të mundur ripërtëritjen e qelizave të reja si dhe të indeve të organizmit tonë.
Por, përpos gjetheve të saj, i këshillueshëm është dhe pluhuri i moringës i cili mund të shtohet në smoothie-t e ndryshme që mund të përgatisni, mund ta pini si çaj ose e shtoni në supë.
Si të përdorim pluhurin e moringës në supë?
Pluhuri i moringës mund të përdoret edhe në supa të ndryshme. Pluhuri mund të shtohet pasi supa ka përfunduar ose pak momente para se të konsumohet. Nuk është e këshillueshme që të përdoret gjatë përgatitjes së supës pasi në këtë mënyrë nuk mund të ruajë të gjitha vlerat ushqyese.
Pse duhet të filloni të konsumoni moringën?
Forcon kockat
Me konsumimin e kësaj bime shtohet dendësia e kockave. Kalciumi dhe magnezi pengojnë humbjen e masës kockore. Gjithashtu u rekomandohet fëmijëve dhe personave në zhvillim, sepse shton qëndrueshmërinë, mirëpo nuk është alergjen siç është, p.sh., qumështi.
Pengon shfaqjen e kancerit
Duke i pasur parasysh cilësitë e saj antioksidante në luftën kundër radikaleve të lira, moringa ka fuqinë që të pengojë formimin e qelizave të kancerit. Gjithashtu përmban Vitaminën C dhe betakarotenin si edhe kuercetinën. Secila nga këta komponentë mbron trupin nga formimi dhe ndikimi i radikaleve të lira.
E mban diabetin nën kontroll
Kapsulat e pluhurit moringa mund të jenë tepër të dobishme për diabetikët, meqë ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak.
I mrekullueshëm për shtatzënat dhe gjidhënëset
Të gjitha gratë shtatzëna, si dhe ato që kanë fëmijët në gji, mund të përfitojnë shumë nga konsumimi i këtij pluhuri. Rreth gjashtë lugë pluhur moringe në ditë plotësojnë nevojat ditore të organizmit femëror për hekur dhe kalcium, të cilët janë më se të domosdoshëm gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
(Portali Shkollor)
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Çfarë rreziku mbartin patatinat?