PËR FËMIJËT EMIGRANTË

Video leksion për lëndët Histori-Gjeografi Shqipe për vitin 2019-2020

Një leksion multimedial 1080p historie dhe gjeografie të trevave shqiptare, jo vetëm për nxënësit por edhe për të gjithë shqiptarët anembanë botës. Ky leksion është bërë me rastin e mbylljes së vitit shkollor 2019-2020 nga drejtori i shkollës shqipe Scanderbeg në Parma, Durim Lika.

Ashtu si në çdo fund viti shkollor, stafi pedagogjik i shkollës shqipe në Parma të Italisë, Scanderbeg, organizon një manifestim didaktik dhe artistik ku festohet festa e 1 qershorit nëpërmjet edhe një demonstrimi të njohurive mësimore të marra gjatë vitit shkollor.


Për shkak të pandemisë së virusit Korona, pa humbur kohë dhe pa u ndalur nga gjendja jo e favorshme, mësuesit e kësaj shkolle po organizojnë mbylljen e vitit shkollor në mënyrë telematike me një projekt me temë gjuhën dhe kulturën shqiptare për secilin nxënës.


Në ndihmë të këtyre temave janë leksionet e përgatitura nga stafi pedagogjik i kësaj shkolle me jetë 11 vjeçare. Në video leksionin e mëposhtëm do të gjeni një përmbledhje të disa prej temave të programit mësimor të lëndës Histori-Gjeografi Shqipe për vitin 2019-2020 i përgatitur nga mësuesi dhe drejtori i shkollës shqipe Scanderbeg në Parma, Durim Lika.


Më poshtë po japim edhe disa linqe të leksioneve të mësuesve të po kësaj shkolle.

Cikli i ulët - Abetare

https://www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/689268915241540/

Gjuha Shqipe

https://www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/703095283788230/

Lënda e pikturës:

https://www.facebook.com/ShkollaShqipeScanderbegParmaItali/videos/1411695892553490/



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,859 Lexime
4 vjet më parë