Pushime dhe veprimtari

“Veprimtaritë e mia gjatë verës 2024”

“Vetë fëmijët (nxënësit tanë) duhet të kenë mundësinë të organizojnë ditët e tyre verore duke u bërë kreativ dhe hulumtues të vetvetes, talentit që ata zotërojnë e që i bënë të lumtur”- Këshilla dhe sugjerime praktike nga mësuesja Aida Haxhiu.

“Veprimtaritë e mia gjatë verës 2024”


Punoi: Aida HAXHIU

Shkolla 9-vjeçare “Eftali Koçi” Durrës


Veprimtaria e parë: Unë e dua klimën e qytetit tim 

Fëmijët mund të organizojmë një album të thjeshtë, ku të vendosin ditën, muajin, vitin dhe të shënojnë temperaturat në mëngjes, drekë dhe darkë, duke i shoqëruar me vizatime të thjeshta. Ambientalistët e vegjël mund të bëjnë edhe hulumtime mbi motin, duke e krahasuar atë me vlerat e një viti më parë dhe me vendet e tjera. Në këtë mënyrë, ata do të hulumtojnë më tepër mbi motin dhe ndryshimet e saj. Në fillim të vitit shkollor ata prezantojnë përpara shokëve të tyre albumin e motit dhe rëndësinë e njeriut mbi planetin, duke e bërë atë më të pastër për brezat që do të vijnë. 


Veprimtaria e dytë: Të njohim më mirë lulet, bimët dhe insektet përreth nesh. 

Krijojmë përsëri një album me lulet, bimët dhe insektet pranë shtëpisë sonë. Akoma më mire do të ishte edhe për qytetin apo fshatit, ku ndodhen me prindërit. Në këtë mënyrë, nxënësi jo vetëm do të njihet me emërtimet e luleve, bimëve dhe insekteve, por dhe do të hulumtojë mbi llojet e ndryshme të luleve, bimëve dhe insekteve duke i krahasuar ato me vendin, ku ata jetojnë me krahinën ku ata kanë shkuar me pushime me prindërit. Këto punime i prezantojnë përpara shokëve duke realizuar në këtë mënyrë hulumtimin e nxënësit pikërisht për natyrën e luleve, bimëve dhe insekteve, duke i vendosur titullin “Zbulimet e mia, verë 2024”. 


Veprimtaria e tretë: Piktori i vogël. Këtu fëmijët e talentuar në artet pamore realizojnë një album me pikturat e realizuara gjatë pushimeve verore dhe në fillimin e vitit shkollor realizohet brenda klasës një galeri me pikturat, që ai ka realizuar gjatë verës me objektet dhe ndjesitë e tija në natyrë, në marrëdhënie me bashkëmoshatarët e tij dhe ndjesitë me udhëtimet me prindërit gjatë verës 2024. 


Veprimtaria e katërt: Bashkëveprojmë me motrat dhe vëllezërit më të vegjël. Këtu fëmijët më të rritur u lexojnë më të vegjëlve libra me përralla dhe fabula të ndryshme. Këta fëmijë mund t’i ndihmojnë të vegjlit edhe në piktura apo punime me plastelinë, për të realizuar punime të thjeshta nga ana e të vegjëlve. Kjo do të rriste shumë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me motrat dhe vëllezërit më të vegjël dhe këta të fundit i bën të kalojnë kohë më të bukur dhe më produktive gjatë kësaj vere. Nëpërmjet kësaj veprimtarie vetë fëmijët, do të kërkojnë dhe do të hulumtojnë për të gjetur veprimtari të tjera për ditë në vazhdim, duke i bërë ata më krijues dhe më bashkëpunues në familje.  


Veprimtaria e pestë: Familja ime. Të apasionuarit pas gatimit çdo ditë mund të realizojnë një gatim të thjeshtë fillimisht me prindërit e më pas vetëm. Të gjitha gatimet e tyre ata i shënojnë duke krijuar një album, ku jo vetëm përshkruhet receta, por i bëhet edhe një foto gatimit të tyre. Përveç gatimit, ata mësojnë edhe si shtrohet tryeza, si pasurohet ajo me pjatat e ndryshme dhe sa herë e shtrojnë këtë tryezë. Në këtë mënyrë, ata do të bëhen kreativ dhe do të hulumtojnë më tepër me gatimet e tyre personale dhe realizojnë studime, se si mund të ushqehemi shëndetshëm. Pra do të thotë, që këta nxënës do të kërkojnë të dinë më tepër mbi mënyrën e të ushqyerit. 

Bëjmë punët e shtëpisë. Këtu nxënësi çdo ditë merret jo vetëm me higjienën personale, por edhe në higjienën e ambientit përreth. 


Veprimtaria e gjashtë: Shkrimtarët e vegjël. Në një fletore fëmijët tanë fillojnë të shkruajnë fillimisht në mënyrë të thjeshtë, se si është dita e tyre. Më pas ata përshkruajnë emocionet, që kanë përjetuar gjatë asaj dite dhe më e rëndësishmja, të jenë kreativ, se si do të kalojnë ditën e nesërme. Në këtë mënyrë, nxënësit do të kërkojë vetë të realizojnë aktivitete të ndryshme, që dita e nesërme, të jetë ndryshe nga dita e mëparshme. Në këtë veprimtari, ata zbulojnë talentin e tyre në të shkruar, por edhe hulumtojnë më tej, se çfarë duhet të realizojnë, që të jenë të lumtur dhe krenar për veten e tyre, duke vendosur në këtë mënyrë bazën, se ku janë talentet e tyre. Në fillim të vitit shkollor, ata prezantojnë librin e tyre “Verë 2024”.


Veprimtaria e shtatë: Shkencëtarët e vegjël. Secili nga fëmijët kanë një lëndë të preferuar. Nëse ata do të hulumtojnë mbi një objekt, mbi një vend, mbi një gjallesë, ata do të krijojnë albumin e tyre, mbi një temë të caktuar, që ata do ta studiojnë gjatë verës, duke marrë informacion dhe prezantojnë përpara shokëve studimet e tyre, që ata kanë bërë gjatë gjithë kohës në pushimet verore 2024. 


Veprimtaria e tetë: Koha e lirë. Këtu fëmijët prezantojnë, mënyrën, se si ata bashkëveprojnë me moshatarët e tyre në kohën e lirë. Në këtë veprimtari është e rëndësishme, që ata të luajnë sa më shumë, të shëtisin me njëri-tjetrin dhe me prindërit, apo kushërinjtë e tyre. E rëndësishme është, që ata të krijojnë lojëra të ndryshme dhe të fokusohen pikërisht në ato argëtime, ku ata të ndihen më mirë. Dhe përsëri prezantimin përpara shokëve të kalimit të kohës së lirë “Verë 2024”.


Veprimtaria e nëntë: Të mësojmë këngë të reja. Nxënësit njihen me festivalet e fëmijëve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe kërkojnë më shumë për këngëtarin apo këngëtaren e preferuar të tyre, të dinë më shumë rreth jetës së këtij këngëtari. Po kështu veprohet edhe për sportistin, aktorin e tyre të preferuar. Kjo do ti frymëzonte ata, për të ndjekur ëndrrën, që ata mund të kenë, për tu bërë sportist e së nesërmes. 


Veprimtaria e dhjetë: Lexuesi i librave. Të apasionuarit pas leximit të librave, mund të krijojnë një agjendë të tyre për kohën që do t’i kushtojnë leximit të librave. Librat që ata do të lexojnë do t’i gjejnë nga biblioteka e qytetit apo e shkollës. Në fillimin e vitit shkollor, këta nxënës prezantojnë librat që kanë lexuar gjatë verës. Libri që u ka pëlqyer më shumë e argumentojnë se përse është i rëndësishëm leximi i librave dhe çfarë kanë mësuar ata nga përvoja e personazheve të librit. Është e rëndësishme, kur ata krahasojnë veten e tyre me personazhin e librit dhe kur ata gjykojnë, se si mund të ishte një fund tjetër, ku ata do të ishin personazh të vetë librit. Në prezantim nxënësi shpalos mënyrën se si e ka kaluar verën 2024. 




©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

862 Lexime
4 muaj më parë