Veprat letrare për provimin e Letërsisë, Matura 2022
Më poshtë do të gjeni veprat që maturantët duhet të studiojnë për provimin e Letërsisë 2022, të përmbledhura në një tabelë të vetme.
VEPRAT LETRARE - PROVIMI I LETËRSISË 2022
Njohuritë | Aftësitë |
---|---|
Homeri – Iliada. – Rëndësia e Homerit në letërsinë e mëvonshme. | Homeri “Iliada” Nxënësi: – vlerëson rëndësinë e Homerit në letërsinë e mëvonshme; – interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të poemës “Iliada” |
Eskili – Prometeu i mbërthyer. – Tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit. | Eskili “Prometeu i mbërthyer” Nxënësi: – interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të tragjedisë “Prometeu i mbërthyer”; – analizon tiparet dalluese të krijimtarisë së Eskilit. |
Aligeri – Ferri. – Rëndësia e kësaj vepre. | Dante Aligeri “Ferri” Nxënësi: – interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të Ferrit; – analizon vlerat, strukturën, filozofinë dhe rëndësinë e “Ferrit”. |
Shekspir – Hamleti. – Rëndësia e Shekspirit në letërsinë botërore. | Shekspir “Hamleti” Nxënësi: – interpreton, analizon dhe gjykon për vlerat artistike të veprës “Hamleti”; – vlerëson rëndësinë e krijimtarisë së Shekspirit në letërsinë botërore. |
Gëte – Fausti. – Rëndësia e Gëtes në historinë shpirtërore dhe letrare të Gjermanisë dhe të Europës. | Gëte “Fausti” Nxënësi: – vlerëson rëndësinë që ka krijimtaria e Gëtes në letërsinë gjermane dhe më gjerë; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson tragjedinë “Fausti”. |
Hygo – Katedralja e Parisit. – Hygoi si prijës i romantizmit. | Hygo “Katedralja e Parisit” Nxënësi: – vlerëson rolin e Hygoit në letërsinë romantike dhe në letërsinë e mëvonshme franceze; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Katedralja e Parisit”. |
De Rada – Këngët e Milosaos. – Roli dhe rëndësia e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes. | De Rada “Këngët e Milosaos” Nxënësi: – vlerëson rolin dhe rëndësinë e De Radës në letërsinë arbëreshe të Rilindjes; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson poemën “Këngët e Milosaos”; – dallon tiparet e romantizmit që gjejnë shprehje në veprën e De Radës. |
Balzak – Xha Gorio. – Rëndësia e veprës së Balzakut në epokën e prozës realiste. | Balzak “Xha Gorio” Nxënësi: – analizon dhe vlerëson rëndësinë e veprës së Balzakut në letërsinë franceze dhe më gjerë; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson “Xha Gorio”; – identifikon karakteristikat e personazhit realist në këtë roman. |
Albert Kamy – I huaji. – Ekzistencializmi në artin e Kamysë. – Absurdi i qenies njerëzore, vetmia etj. | Albert Kamy: “I huaji” Nxënësi: – formulon idenë e Kamysë për absurdin; – analizon raportin: absurd, shpërfillje, shpresë, revoltë, në veprën e Kamysë; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “I huaji”. |
Lasgush Poradeci – Ylli i zemrës, – Poeti modern i shqipes. – Vendlindja dhe dashuria në jetën e Poradecit. – Mbështetja në trashëgiminë poetike të Naimit dhe në letërsinë moderne të Europës. | Lasgush Poradeci: “Ylli i zemrës” Nxënësi: – analizon risitë dhe origjinalitetin që solli Poradeci në poezinë shqipe; – analizon motivet kryesore të poezisë së Poradecit; – veçon dhe gjykon ndikimet që pati Poradeci nga krijimtaria e Naim Frashërit dhe nga poezia moderne e Evropës; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Ylli i zemrës”. |
Migjeni – Novelat e qytetit të veriut, Vargjet e lira. – Fryma e re që solli Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputja nga tradita, temat e ndaluara, vargu i lirë, shembja e kulteve politike, fetare etj. – Njeriu në letërsinë e Migjenit (jeta në situata ekzistenciale). | Migjeni: “Novelat e qytetit të veriut” dhe “Vargjet e lira” Nxënësi: – vlerëson frymën e re që sjell Migjeni në letërsinë shqipe (në formë dhe në përmbajtje), si p.sh.: shkëputjen nga letërsia pararendëse, trajtimin e temave tabu, vargu i lirë etj.; – portretizon njeriun në krijimtarinë e Migjenit, duke e krahasuar edhe me krijimtarinë e letërsisë së mëparshme, por edhe me letërsinë e kohës së tij; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin në prozë “Novelat e qytetit të veriut”; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Vargjet e lira”. |
Dritëro Agolli – Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo. – Risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe. | Dritëro Agolli: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” Nxënësi: – analizon risitë që solli Agolli në letërsinë shqipe; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”. |
Ismail Kadare – Pallati i ëndrrave. – Vendi që zë Kadare në letërsinë shqipe. – Bota shqiptare në veprën e Kadaresë. | Ismail Kadare “Pallati i ëndrrave” Nxënësi: – veçon dhe analizon risitë që sjell Kadare në letërsinë shqipe; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson romanin “Pallati i ëndrrave”. |
Azem Shkreli – Lirikë me shi – Risitë që solli Shkreli në letërsinë shqipe. | Azem Shkreli: “Lirikë me shi” Nxënësi: – analizon dhe vlerëson risitë që solli Shkreli në poezinë shqipe; |
– Tiparet e poezisë së Shkrelit. | – përcakton tiparet e poezisë së Shkrelit, si dendësia e mendimit, mjeshtëria e vargut dhe frazës poetike, çlirimi i unit lirik etj.; – interpreton, analizon, gjykon dhe vlerëson vëllimin poetik “Lirikë me shi”. |
---|
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Test i mbështetur mbi komentet e çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe (Fausti-Kopshti)
Modele testi për provimin e pranimit në Universitetin e Mjekësisë
Viktor Hygo - Katedralja e Parisit (Kllapia), test i mbështetur mbi komentet e çelësit të Letërsisë dhe Gjuhës shqipe