ARSIMIM MODEL

Veçantitë e sistemit arsimor danez

Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse sistemi arsimor danez është një nga më të mirët në botë. Për shkak të disa specifikave, të cilat lidhen kryesisht me mënyrën e edukimi, ky sistem kryeson.

Më poshtë ju sjellim disa nga arsyet pse sistemi arsimor danez është një nga më të mirët në botë. Për shkak të disa specifikave, të cilat lidhen kryesisht me mënyrën e edukimi, ky sistem kryeson. 


- Prindërit danezë nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë për të fituar njohuri, por për t'i bërë ata anëtarë të denjë të shoqërisë. Shkollat pranojnë çdo nxënës pa asnjë provim pranues. Mësuesit marrin sugjerime nga kopshti në lidhje me aftësitë, vetëm për të ditur si të sillen me secilin prej tyre në mënyrë të veçantë. 


- Kur ju hyni në shkollë, së pari do të shihni se fëmijët janë të zbathur ose me çorape. Këpucët janë të detyrueshme vetëm gjatë stërvitjes fizike ose eskursioneve. Nxënësit nuk veshin uniforma, e njejta gjë vlen edhe për mësuesit. 


- Secili korridor i shkollës është i pajisur me frigoriferë, tek të cilët, fëmijët gjatë pushimeve, nxjerrin ushqimin që kanë sjellë nga shtëpia. Shkolla nuk i ushqen fëmijët, u lihet prindërve në dorë. Pra, ata marrin "bukë me vetë". Ekzistojnë gjithashtu shpërndarës uji kudo, në të cilat fëmijët mund të mbushin shishen e tyre, atëherë kur e kanë të nevojshme. Përdorimi i gotave plastike nuk lejohet. 


- Gjatë një dite mësimore, fëmijët kanë dy pushime të mëdha, jo vetëm një. Fëmijët deri në klasën e katërt duhet ta kalojnë këtë kohë në ajër të pastër. Të gjitha institucionet arsimore kanë fusha futbolli, fusha basketbolli, shtigje çiklizmi, si dhe hapësira për sporte të tjera. 


- Gjatë pushimeve, mbikëqyrja e fëmijëve kryhet nga dy mësues të cilët i përcakton drejtoria e shkollës. Detyra e tyre e vetme është të kujdesen për sigurinë e fëmijëve. Nëse, për shembull, dikush thyen një këmbë, është e nevojshme t'i raportoni çështjen këtij mësuesi, i cili është i detyruar të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme.


- Ajo që duket pak e çuditshme për ne, është se fëmijët në orë të edukimit fizik, duke garuar me njëri-tjetrin, nuk gëzohen për fitoret e tyre, dhe as nuk hidhërohen për humbjet. Fëmijëve u është mësuar se fitorja nuk i bën ata më të mirë se të tjerët. Mbase nesër mund të humbasin. 


- Mësuesit kanë shumë liri, nuk janë të ngarkuar me letra apo vizita të vazhdueshme nga drejtori. Drejtori viziton klasën vetëm nëse dëshiron të marrë pjesë në klasë personalisht.


- Klasat mbështetëse ose këshilluese janë shumë të zakonta në sistemin arsimor danez. Mësuesit mund të kalojnë orë të tëra duke u marrë me tema për të cilat nxënësit hasin vështirësi. 


- Dy ose tre studentë mund të ulen në një klasë së bashku duke zgjidhur një detyrë. Ndihma që mund t'i kërkosh një miku për të bërë detyrat është normale. Kjo është arsyeja pse klasat nuk janë aq të qeta. Mësuesi mbikëqyr disiplinën. Nëse ora përfundon dhe nxënësi ende nuk e ka përfunduar detyrën, ai mund ta vazhdojë jashtë orarit, pra nuk ngutet.


- Nga ora 2 deri në orën 5 të pasdites, mësuesit paguhen extra. Fëmijët gjatë kësaj kohe mund të argëtohen, pushojnë, praktikojnë një sport, sepse detyrat e shtëpisë janë të ndaluara. Mësuesit daneze janë të bindur që fëmijët në këtë fashë orari duhet të pushojnë.  


- Për më tepër, kur fëmija është në shtëpi duke kryer detyrat e shtëpisë, prindërit mund të vlerësojnë përparimin e tyre dhe të vendosin nëse kanë nevojë për udhëzime shtesë apo ndihmë në një lëndë të veçantë. Në fund të muajit, mësuesi dërgon një email për secilin prind duke shpjeguar përparimin dhe vështirësitë e fëmijës së tij.


- Në klasat e shkollës fillore nuk ka nota. Nxënësit testohen një herë në muaj, por pa nota. Vetë fëmijët raportojnë sesa të vështira ishin detyrat e tyre. Por duke nisur nga klasa e dytë, provimet bëhen në internet. Rezultatet ruhen në server dhe nuk publikohen askund. Mësuesi nuk krahason rezultatet e nxënësve, por vlerëson më tepër përparimin që fëmija ka bërë në lidhje me rezultatin e mëparshëm.



(Përktheu P. Shtini; Portali Shkollor)

9,557 Lexime
5 vjet më parë