Flokët

"Vajzat bionde janë më tërheqëse, dua të lyej flokët"

Nëse vendos të ndryshosh ngjyrën e flokëve, duhet të kesh parasysh tiparet e tua fizike: ngjyra bionde nuk u shkon të gjithave. Ajo varet nga ngjyra e lëkurës, e syve, e tipareve të fytyrës etj.

Pyetja e adoleshentit: Mendoj se vajzat bionde janë më tërheqëse. Mund të filloj të lyej flokët?

Përgjigjen specialistët:

Nga shumë anketime del që biondet mund të ngjajnë më tërheqëse. Sipas disa studimeve, 85% e vajzave brune mendojnë se meshkujt që tërhiqen nga biondet kërkojnë vetëm seks, ndërsa 30% e biondeve mendojnë që meshkujt flirtojnë me brunet... kur nuk kanë një brune afër.

Nëse vendos të ndryshosh ngjyrën e flokëve, duhet të kesh parasysh tiparet e tua fizike: ngjyra bionde nuk u shkon të gjithave. Ajo varet nga ngjyra e lëkurës, e syve, e tipareve të fytyrës etj.

Kujdesi për flokët

  • Nëse flokët e tu janë shumë të errët, duhet t’i çngjyrosësh në floktore për të shmangur gjurmët e ngjyrës origjinale.
  • Ki parasysh që floku rritet gati një centimetër në muaj dhe duhet t’i rilyesh çdo herë rrënjët.
  • Përdor një shampo hidratuese dhe maska për të zvogëluar dëmin që kanë bërë  mbi fibrën kapilare produktet me të cilat ke lyer flokët (sidomos amoniaku).

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

3,022 Lexime
8 vjet më parë