Bota e seksualitetit

Njihuni me termat biseksual dhe homoseksual

Studimet e kryera kanë treguar se ndryshe nga sa besohej, biseksualiteti nuk është një zgjedhje kalimtare, fryt i moskënaqësisë, por një zgjedhje për të gjithë jetën...

Është e njëjta gjë të jesh biseksual dhe të jesh homoseksual?


Jo. Homoseksualët ndihen të tërhequr fizikisht dhe në mënyrë romantike nga personat e të njëjtit seks, ndërkohë që biseksualët tërhiqen edhe nga persona të seksit të tyre, edhe nga ata të seksit të kundërt.


Ka shumë teori, të cilat vërtetojnë që në thelb të gjithë jemi biseksualë, megjithëse nuk ekziston ndonjë provë shkencore për këtë gjë. Mund të jesh heteroseksual dhe të ndihesh i tërhequr në ndonjë moment nga ndonjë person i të njëjtit seks, pa na bërë të jemi homoseksualë apo biseksualë, sepse është identiteti ynë gjinor, ai që përcakton çfarë na tërheq.


Studimet e kryera kanë treguar se ndryshe nga sa besohej, biseksualiteti nuk është një zgjedhje kalimtare, fryt i moskënaqësisë, por një zgjedhje për të gjithë jetën. Gjithashtu, këto studime kanë treguar se biseksualët janë besnikë ndaj partnerit të tyre në të dyja sekset. 


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

12,710 Lexime
7 vjet më parë