AKTIVITETI FIZIK

Ushtrimet fizike ju bëjnë mësues më të mirë

Mësuesit më shumë se kushdo kanë nevojë të shkarkojnë energjitë negative, për t'u rikuperuar dhe për të qenë të gatshëm për një ditë tjetër pune. Kjo realizohet përmes disa ushtrimeve të thjeshta, ne kushte shtëpiake.

Të gjithë jemi të vetëdijshëm për përfitimet shëndetësore nga ushtrimet fizike. Përmirësimet në sistemin kardiovaskular, presioni i gjakut, forca e muskujve, menaxhimi i peshës, etj. Nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak, shëndeti mendor, cilësia e gjumit, pamja fizike përmirësohen në momentin që njeriu i nënshtrohet disa ushtrimeve në mënyrë të përditshme dhe konstante. 

Është e konfirmuar që përmirësoheni si mësues nëse merreni me ushtrime, pasi përmirësoni aftësitë konjitive, ulni nivelin e stresit dhe rrisni nivelet e energjisë. Ushtrimet ju japin besim më të madh në vete dhe kjo do t'ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie të mira me nxënësit tuaj.  


Ushtrimi në shtëpi

Ushtrimi në shtëpi do t'ju kursejë kohë dhe madje do ju bëhet një rutinë e përditshme, sepse nëse zgjidhni palestrën, përqindjet tregojnë se pas tre muajsh njerëzit e braktisin palestrën.  


Ushtrohuni në mënyrë të përditshme

Është e rëndësishme t'i përmbaheni programit tuaj të stërvitjes sepse kështu formoni një zakon. Njerëzit zakonisht stërviten vetëm dy deri në tre ditë në javë, por në fakt e mira është të bëhet një rutinë e përditshme. 


Filloni me vetëm disa minuta

Hulumtimet kanë treguar që ju mund të shijoni përfitimet e ushtrimeve shumë shpejt, edhe pse do ju marrin vetëm pak minuta në ditë. Çelësi i suksesit është qëndrueshmëria. Aktiviteti fizik ju çliron nga presioni dhe e bën përvojën e përgjithshme shumë më të këndshme.


Mos bëni më shumë se ç'duhet ushtrime kardio

Këto stërvitje janë të dhimbshme dhe shumë intensive. Do ishte më mirë ta merrnit shtruar, për të pasur rezultate afatgjata. 


Bëni ushtrime të ndara në intervale kohore

Pasi bëni disa ushtrime për 5-7 minuta, bëni pushim. Pushimet ju ndihmojnë të rikuperoni energjitë, të keni rezistencë.


Bëni vetëm dy ose tre ushtrime në ditë

Ideja se ju keni nevojë për një palestër, dhjetëra stërvitje të ndryshme, apo edhe pajisje është marketing i pastër. Ju duhet veçse pak hapësirë në shtëpi. Zgjidhni ato ushtrime që aktivizojnë një pjesë të madhe të muskujve tuaj në të njejtën kohë.


Alternoni ushtrimet

Mos bëni çdo ditë të njejtat ushtrime. Alternojini në varësi të ditëve. 



(Përktheu Parajsa Shtini; Portali Shkollor)

2,667 Lexime
4 vjet më parë