Testimi i mësuesve/eve

“Testimi, për të konstatuar cilësinë e mësimdhënies”

"Nuk mjafton vetëm vlerësimi, por vlerësimi i kombinuar edhe me masa të tjera mund të rezultojë i suksesshëm, si: trajnime shtesë, rritje të pagave për të mirët, zvogëlim i pagave për të dobëtit..."

Portali Shkollor ka ndjekur me vëmendje dhe interes debatin e zhvilluar në Kosovë për testimin e mësuesve, argumentet pro dhe kundër testimit. Për të mësuar dhe kuptuar më mirë këtë proces ne kemi mundur të realizojmë një intervistë me Jusuf Thaçin, njohës i mirë arsimit. Sipas Thaçit, ky testim duhet të realizohet nga një mekanizëm objektiv e profesional dhe duhet të përfshijë njohuritë e kompetencat e mësimdhënësve në fushën e tyre profesionale, por edhe asketet pedagogjike, metodike e psikologjike.


Sa është i domosdoshëm testimi i mësimdhënësve/e në Kosovë?

Të gjithë indikatorët në Kosovë tregojnë që cilësia në arsimin parauniversitar është e dobët dhe mësimdhënësit janë ndër elementët më të rëndësishëm. Prandaj, është i domosdoshëm një vlerësim i mësimdhënësve, në mënyrë që të mund të konstatohet cilësia e tyre dhe mandej të ndërmerren masat e nevojshme.


Si duhet të bëhet ky testim?

Ky testim duhet të realizohet nga një mekanizëm objektiv e profesional dhe duhet të përfshijë njohuritë e kompetencat e mësimdhënësve në fushën e tyre profesionale, por edhe asketet pedagogjike, metodike e psikologjike.


A mjafton një testim për të vlerësuar punën e madhe të mësimdhënësve?

Nuk mjafton vetëm vlerësimi, por vlerësimi i kombinuar edhe me masa të tjera mund të rezultojë i suksesshëm, si trajnime shtesë, rritje të pagave për të mirët, zvogëlim i pagave për të dobëtit, etj...


Çfarë rezultatesh priten?

Nuk pres qo do të kishim rezultate shumë të mira në rast të një vlerësimi të gjithanshëm e profesional të mësimdhënësve.


Si i vlerësoni argumentet e mësuesve kundër testimit?

Kushdo që është kundër vlerësimit të njohurive, aftësive, shkathtësive e punës së vet profesionale, atëherë tregon që nuk është i përgatitur sa e si duhet.


Çfarë do të ndodhë pas fazës së testimit? Do ketë pushime nga puna apo trajnime për të plotësuar mangësitë e identifikuara?

Kjo varet prej kushteve e kritereve që përcakton ministria përkatëse.


Si e vlerësoni sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë?

Bazuar në cilësinë e nxënësve që dalin nga arsimi parauniversitar në Kosovë, ky nivel i shkollimit mund të konsiderohet me shumë probleme në cilësi.


Sa cilësore janë tekstet shkollore që mësojnë nxënësit?

Të gjitha studimet e analizat rreth teksteve shkollore në Kosovë tregojnë që tekstet kanë probleme të shumta. Kanë pasaktësi shkencore, janë të stër-ngarkuara, nuk stimulojnë të menduarit kritik, kanë probleme metodike-didaktike, etj.. Rrjedhimisht, në përgjithësi tekstet shkollore në Kosovë nuk janë cilësore.


A ka ardhur momenti që edhe në Kosovë mësuesit të kenë mundësi të përzgjedhin tekstin që duan të punojnë mes shumë ofertave?

Me sa e di unë, edhe tani mësimdhënësit kanë mundësi të zgjedhin tekstin mësimor nga disa opsione të ofruara (së paku për disa lëndë).



(Portali Shkollor)

8,622 Lexime
8 vjet më parë