Plan veprimtarie me nxënësit për 7-8 Marsin
Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka përgatitur këtë plan vepimtarie, i cili ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.
TEMA E VEPRIMTARISË: Festojmë 7-8 Marsin
Qëllimi: Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat dhe respektin që duhet të tregojnë për shkollën, mësuesit dhe nënat e dashura, nga të cilat varet e ardhmja e tyre.
Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesi dhe prindërit e nxënësve
Përfituesit: Nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Adem Haxhija”, Postribë
Kohëzgjatja: 2 orë mësimore (kurrikul me zgjedhje, orë kujdestari)
Vendi: Mjedisi i klasës së dytë
Data: 7 Mars 2019
Ora: 10:45-12:15
Mjetet: Magnetofon, disqe me këngë kushtuar mësuesit dhe nënës, materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të klasës, kartolina, lule, dhurata, informacion nga interneti etj.
Kompetencat e arritjeve gjatë kësaj veprimtarie:
-Përcjell mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke përdorur sa më shumë shprehje urimi.
-Shkruan një kortolinë për mësuesin dhe për nënën, duke respektuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit.
-Bashkëpunon në grup për kryerjen e një detyre.
-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e mësuesit.
-Përshkruan me fjalë të thjeshta figurën e nënës.
-Flet për historinë e hapjes së shkollës së parë shqipe dhe për patriotët, të cilët ndihmuan në hapjen e saj.
-Flet me fjalë të thjeshta për rëndësinë e Kongresit të Manastirit.
-Interpreton bukur në role.
-Reciton bukur vjersha kushtuar mësuesit dhe nënës.
-Këndon bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar mësuesit dhe nënës.
Aktiviteti fillon me rregullimin dhe zbukurimin e klasës nga nxënësit së bashku me mësuesin me mjetet e sjella posaçërisht për këtë festë.
- Vendosja e bankave bëhet në formën e drejtkëndorit,duke lënë dalje të lira për hyrje dhe dalje të pjesëmarrësve në këtë festë.
- Në tabelë vendoset në shenjë nderimi flamuri shqiptar së bashku me flamurin kosovar.
- Këndohet nga e gjithë klasa Himni i Flamurit, shoqëruar me magnetofon.
(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)
(Shkëlzim Pepaj; Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII