Testimi në moshën 9-11 vjeç, prindër dhe nxënës në grevë
“Ne duam t’i tregojmë qeverisë se ne jemi seriozë dhe shpresojmë që t'i bëjmë ata të kuptojnë se si prindër që kujdesemi për edukimin e fëmijëve tanë, ne nuk do të qëndrojmë të heshtur më”
Pas një njoftimi të Ministrisë së Arsimit në Mbretërinë e Bashkuar sipas të cilit fëmijët në moshën 7 vjeç dhe 11 vjeç do t’u nënështrohen testimeve kanë reaguar menjëhërë prindërit.
40.000 prindër nënshkruan një peticion për të kundërshtuar testimet. Ata u organizuan dhe bashkë me fëmijëte tyre zhvilluan një grevë. “Shëndeti mendor i fëmijëve është në rrezik për shkak të rritjes së presionit me të cilin ata përballen përmes testimit në shkollën fillore”, është argumenti kryesor i prindërve.
Kryeinspektori i shkollave, Michael Wilshaw, mbrojti rëndësinë e testeve, duke thënë se fëmijët duhet të kenë zotëruar bazat e leximit, shkrimit dhe matematikës që në moshën 7-vjeçare në mënyrë që të kenë sukses më vonë.
“Unë e kuptoj, testimi nganjëherë mund të jetë i vështirë, por unë jam i bindur se shumica e shkollave do të bëjnë gjithçka për të minimizuar stresin që fëmijët kanë në periudhën e testimeve.”
Ministria e Arsimit u bëri thirrje prindërve që të lejojnë fëmijët të shkojnë në shkollë dhe sqaroi se testet janë hartuar për t’u siguruar që nxënësit të marrin aftësitë themelore për të cilat kanë nevojë.
Është e paqartë se sa fëmijë ishin në “grevë” sot, por një faqe interneti u krijua për prindërit për të regjistruar pjesëmarrjen e tyre.
Një nënë e pesë fëmijëve, Charlotte Furness, tha: “Në shkollë është kufizuar koha krijuese për fëmijët, kështu duke shtuar më shumë teste ushtron aq shumë presion tek mësuesit dhe fëmijët saqë ata nuk do të besojnë më se procesi i të mësuarit është një kënaqësi.”
“Ne duam t’i tregojmë qeverisë se ne jemi seriozë dhe shpresojmë që t'i bëjmë ata të kuptojnë se si prindër që kujdesemi për edukimin e fëmijëve tanë, ne nuk do të qëndrojmë të heshtur më”, tha një tjetër prind.
(Portali Shkollor)
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?