FAKTE INTERESANTE

Të jesh i martuar me një mësues/e

Nëse jeni në një marrëdhënie me një përson që është mësues, atëherë duhet të keni shumë aftësi për t’ia dalë në këtë marrëdhënie. Në të tilla marrëdhënie, me shumë mundësi, ju do të zbuloni shumëçka nga vetja.

Nëse jeni në një marrëdhënie me një përson që është mësues, atëherë duhet të keni shumë aftësi për t’ia dalë në këtë marrëdhënie. Në të tilla marrëdhënie, me shumë mundësi, ju do të zbuloni shumëçka nga vetja. 


Fusha e arsimit është goditur veçanërisht rëndë për shkak të pandemisë. Mësuesit dhe nxënësit ndihen të mbingarkuar. Mësuesia është një profesion për të cilin të gjithë ndiejmë respekt të madh, pasi kërkon shumë vetmohim. Nëse jeni në një marrëdhënie me një person të angazhuar në mësimdhënie, duhet të jeni me të në çdo hap të udhëtimit. 



Dëgjoni shqetësimet e partnerit

Mësuesit kanë një “ves”. Ankohen shumë. Bëjini një nder vetes, dëgjojeni.



Mos kundërshoni, bashkëpunoni

Mësuesit dëshirojnë të mbajnë kontrollin e gjithçkaje. Ata mbajnë nën mbikqyrje shumë fëmijë, ndaj mos e kundërshtoni, por bashkëpunoni me të. 



Mësuesit janë njerëz të rrëmujshëm

Ju duhet të mësoheni me sasinë e letrave, shkresave, testeve, eseve, projekteve, etj. Shumë shpesh do t’i shihni të shpërndara në kuzhinë, në dhomën e gjumit, gjithandej. Mos guxoni kurrë t’i hidhni pa pyetur partneren/partnerin, por vendosini në një vend të sigurtë.


 

Mësuesit flasin me zë të lartë

Duhet të mësoheni edhe më këtë fakt. Mësuesit kanë një tonalitet shumë të lartë të zërit. Duke qenë se duhet të shpjegojnë dhe edukojnë, zëri është arma e tyre më e fuqishme. Nëse partneri po flet me zë të lartë me ju nuk do të thotë që është i nevrikosur. Mund ta ketë thjesht sëmundje profesionale. 



Planifikojini një ditë të këndshme pushimi

Sigurohuni që të planifikoni diçka për ditët e tyre të pushimit. Ata mund të jenë shumë të lodhur dhe një ditë pushim do të thotë gjithçka.



Krijoni një ekuilibër mes jetës private dhe asaj profesionale

Sigurohuni që ata të kenë një ekuilibër midis punës dhe jetës private. Pasioni dhe angazhimi i tyre ndonjëherë mund të jetë i tepruar. Një email në nëntë të mbrëmjes, një prind i shqetësuar. Ju duhet të jeni mirëkuptues. 




Përktheu P. Shtini

Burimi: https://www.skolskiportal.hr/sadrzaj/zanimljivosti/ako-ste-u-braku-s-uciteljicom-ili-uciteljem-ovo-je-za-vas/

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

31,451 Lexime
4 vjet më parë