Të jesh fëmija i një mësuesi!
Të dy prindërit e mi janë mësues dhe profesioni i tyre ka ndikuar shumë në rritjen time. Ky fakt ka ndikuar në atë që unë jam bërë sot. Nëse prindi yt është edukatori yt, figura e tij lë gjurmë të jashtëzakonshme...
Të dy prindërit e mi janë mësues dhe profesioni i tyre ka ndikuar shumë në rritjen time. Ky fakt ka ndikuar në atë që unë jam bërë sot. Më karakterizojnë disa tipare, si përkujdesi, të qenët korrekte në çdo situatë etj…
Gjithmonë më ka shoqëruar pyetja, nëse unë jam vajza e dy arsimtarëve. Ndjej kënaqësi kur njerëzit që ndesh më thonë fjalë të mira, duke i kujtuar me nostalgji prindërit e mi.
Le të themi se në fillim, në një moshë më të vogël, nuk më dukej diçka pozitive. Në shkollë unë shoqërohesha gjithmonë nga prania e prindërve të mi, të cilët survejonin të gjitha lëvizjet e mia. Gjëja pozitive ishte që mamaja ime ishte gjithmonë aty për çdo problem timin, e njejta gjë vlente edhe për babain. Ata gjendeshin gjithmonë aty për çdo problem timin, më jepnin sugjerimet e duhura, këshilla në momentin e duhur. Sot, jam mirënjohëse për gjithë përkujdesin e tyre.
Të jesh fëmija i një mësuesi do të thotë të jesh i vëmendshëm, i kujdesshëm. Të jesh fëmija i një mësuesi do të thotë të shohësh nga afër respektin dhe vlerësimin që të tjerët kanë për prindërit tuaj, apo bujarinë e prindërve tuaj për të ndihmuar të tjerët.
Nga ana tjetër ju do ndiheni herë pas here si të lënë pas dore, sepse ata do e kenë vëmendjen tek fëmijët e tjerë. Të jesh fëemijë i një mësuesi do të thotë të jesh edhe i gjykuar. Të tjerët mund të mendojnë që një notë maksimale nuk e meriton dhe e ke marrë thjesht se je fëmija i mësuesit. Gjithmonë të shoqëron ky paragjykim, pavarësisht aftësisë tënde si nxënës
Nëse prindi yt është edukatori yt, figura e tij lë gjurmë të jashtëzakonshme në jetën e kujtdo që e përjeton…
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Roli dhe detyrat e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë në arsimin dhe për këshillimin e karrierës
Disa veprimtari të shkollës si Qendër Komunitare