VERË 2020

Të gjesh kënaqësi të madhe në gjërat e vogla që na ofrojnë pushimet e kufizuara

A do ia dalim dot t’i shijojmë këto pushime si vitet e mëparshme? Nëse gjeni kënaqësi në gjërat e vogla të jetës, përgjigja është po.

Edhe pse në pushime jemi mësuar të jemi të lirë, ky vit vjen ndryshe. Duhet të respektojmë masat e distancimit fizik, të vendosim maska, të jemi të përgjegjshëm për veten dhe për të tjerët. A do ia dalim dot t’i shijojmë këto pushime si vitet e mëparshme? Nëse gjeni kënaqësi në gjërat e vogla të jetës, përgjigja është po. 


Sapo hapim televizorin, në sfond fytyra serioze, debate të ndezura televizive. Në tableta dhe në telefona celularë, dëgjuam në heshtje numrin në rritje të sëmundjeve, vdekjes dhe papunësisë. Pandemia ka shkaktuar një situatë kaotike, jo vetëm për sistemet ekonomike, shëndetësore dhe arsimore, por ka krijuar kaos në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve.


Për t'ia dalë mbanë dhe pë t'i bërë këto pushime më kuptimplote, ndiqni këshillat e mëposhtme:


- Përcaktoni qëllimin tuaj

Kur befas humbasim kontrollin në aspekte të ndryshme të jetës, shumë lehtë mund të fillojmë të ndihemi të pafuqishëm. Brenda pak ditësh, ne humbëm lirinë. Pikërisht në momente të tilla, njeriu reflekton me veten e tij, rendit qëllimet dhe lufton për t’i realizuar pavarësisht pengesave. 


- Ndiqni ëndrrat tuaja

Fuqia e vendosmërisë mund të na ndihmojë të kapërcejmë sfida të mëdha. Tani që jeni me pushimeve verore, ju sugjerojmë të ndiqni pasionet tuaja. 


- Qëndroni aktiv

Trupat tanë janë krijuar për të lëvizur, dhe kjo ka të bëjë me shëndetin tonë mendor. Izolimi nuk duhet të na kufizojë në përpjekjet tona për të qëndruar të shëndetshëm. Ndaj sa më shumë lëvizje dhe aktivitet fizik. Distanca fizike nuk ka pse të jetë distancim shoqëror. 


- Shijoni gjërat e vogla.

Ndonjëherë përqendrohemi aq shumë te problemet sa harrojmë të shijojmë dhuratat e vogla që jeta na jep. Një shëtitje buzë detit, një perëndim dielli, një xhiro me biçikletë, një libër apo një film i bukur do e bëjnë ditën tuaj më tërheqëse. Mos i mohoni ndjenjat e tua. Gjeni një mënyrë të sigurt për t'i shprehur ato dhe për të krijuar diçka të bukur. Jeta pas pandemisë sigurisht do të jetë më vështirë, por janë pikërisht këto situata që na lartësojnë. 



Burimi: www.tes.com

Përshtati: Parajsa Shtini


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,463 Lexime
4 vjet më parë