Specat mendohen si zarzavate, në fakt janë frut!
Të pasura në lëndë ushqyese, mashurkat janë ideale për një ushqim të ekuilibruar. Korriku është muaji i tyre. Speci, fruti që duhet patjetër të konsumoni në verë!
Specat mendohen si zarzavate, por në fakt janë frut! Ky frut është ushqimi më i pasur në vitaminë C. Në vetëm 1 spec të kuq ofrohet dyfishi i sasisë ditore të nevojshme të saj. Kjo vitaminë luan një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e qelizave nga radikalet e lira dhe në forcimin e imunitetit. Ajo është e domosdoshme për mbylljen e plagëve dhe për përthithjen e hekurit nga aparati tretës. Në kushte të caktuara, vitamina C mund të ndihmojë ndjeshëm mbrojtjen e ADN-së nga deformime të rrezikshme.
Kolagjeni që nevojitet për strukturën e trupit tonë dhe lëkurën prodhohet me vitaminën C.
Vitamina C është e domosdoshme për prodhimin e njërit prej neurotransmetuesve më të rëndësishëm që lidhet drejtpërdrejtë me gjendjen tonë shpirtërore - serotonines. Për këtë arsye ajo luan rol parësor edhe në shëndetin e trurit.
Kujdes: Vitamina C humb shumë gjatë gatimit. Konsumoni një spec të kuq të gjallë në ditë dhe jeni të mbuluar.
Të pasura në lëndë ushqyese, mashurkat janë ideale për një ushqim të ekuilibruar. Korriku është muaji i tyre.
Janë të pasura në proteina dhe fibra, metale dhe vitamina. Në cipën e mashurkave janë konstatuar përqëndrime flavonesh të cilat njihen për veti të forta antioksiduese, ndërkohë që lignanet dhe isoflavonet e tyre njihen për veti antivirale dhe antimykotike. Lëndët që përmbahen në filizat e mashurkave mbrojnë mrekullisht materialin gjenetik të qelizave të lëkurës nga dëmtime si pasojë ekspozimit në rrezet e diellit.
Këshillë: Në lëkurën e mashurkave që mbështjellin kokrrat e fasuleve gjenden 3-4 herë më shumë antioksidantë se sa te fasulet e thata. Ato mund të konsumohen si shoqëruese të mishit në pjatat kryesore duke neutralizuar efektet e dëmshme të substancave që krijohen te mishi i gatuar.
Ide gatimi: Të ziera në avull, me hudhër, limon dhe fara përbëjnë një pjatë të lehtë për vaktin e darkës.
(Marrë nga: "Ne jemi çfarë hamë", Blerina Bombaj)
Ushqimi me vete në shkollë/ Regjimi shkollor reflekton në ushqimin e fëmijëve tanë
Çfarë rreziku mbartin patatinat?
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve