Skënderbeu-Orë model nga shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” në përkujtim të Heroit tonë Kombëtar
Orë model realizuar nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe "Scanderbeg Parma" Itali me rastin e 17-janarit, ditës së amshimit të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Sot mbushen plot 553 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai vdiq më 17 janar të vitit 1468 në moshën 63 - vjeçare.
Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërisë, lindi në vitin 1403 dhe i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. Skenderbeu konsiderohet nga shumë vende të Europës si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Europën Perëndimore. Gjergj Kastrioti mbetet figura legjendare e kombit shqiptar në shekuj.
Ne kemi zgjedhur ta kujtojmë përmes kësaj ore mësimore model kushtuar figurës së tij nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe "Scanderbeg Parma" Itali.
E zhvilluar online për shkak të kushteve të izolimit social atje, ora mësimore të vjedh vëmendjen jo vetëm për mënyrën profesionale të mësimdhënies nga mësuesit e diasporës por edhe për mënyrën se si fëmijët shqiptar tregojnë dashuri e kuriozitet për t’u njohur e për të përkujtuar Skënderbeun.
Ne ju sjellim leksionet nga dy grupe të shkollës “Scanderbeg Parma” Itali me rastin e 553 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut.
Grupi fillestar: Mësuesja Erlinda Hoxha.
Grupi i përparuar: Mësues Durim Lika.
Kjo orë model është mbështetur mbi librin “Më quajnë Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Mund ta gjeni këtu: https://www.librarialbas.al/gjergj-kastriot-skenderbeu?search=Skenderbeu
Publikim N.Allkja Biçaku
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV