Inovacion në mësimdhënie gjatë orës së hapur në gjimnazin "Havzi Nela" me mësuesin Xhevahir Shaqiri

Në kuadër të zhvillimit profesional, gjimnazi "Havzi Nela" organizoi një orë të hapur në lëndën e anglishtes, ku mësuesi Xhevahir Shaqiri përdori metodat novatore dhe teknologjinë për të angazhuar nxënësit. Materialet e projektit gjenden më poshtë.

Në kuadër të zhvillimit profesional në gjimnazin "Havzi Nela" u realizua orë e hapur (Demolesson) në lëndën e Gjuhës së Huaj të Parë, anglisht, Klasa X-I, Tema: Horrifying Bugs (Workbook pg.64-65), udhëhequr mjeshtërisht nga mësuesi i gjuhës angleze gjithashtu edhe Drejtuesi Rrjetit Profesional AML, Xhevahir Shaqiri, i cili krijoi mundësi që çdo nxënës të ndihet i përfshirë dhe të ndërveprojë gjatë kësaj ore mjaft dinamike. 



Fokus të veçantë zinin metodat novatore në mësimdhënie dhe përdorimi i teknologjisë më të avancuar në klasë. Këto metoda inovative motivojnë nxënësit të angazhohen në mënyrë proaktive në procesin mësimor. Nën moton “Është koha për t'u bërë pak më inovativë!”, nxënësit eksploruan metodat novatore më trend të kohës si Kahoot, AhaSlide apo Mentimeter, të cilat i bëjnë orët mësimore më të këndshme dhe më tërheqëse për të gjithë. Shaqiri i cili krijoi mundësi që çdo nxënës të ndihet i përfshirë dhe të ndërveprojë gjatë kësaj ore mjaft dinamike.



Ky orë mësimore e realizuar mjaftë mirë u ndoq nga stafi drejtues i shkollës, koordinatorja e cilësisë së shkollës si dhe kolegë mësues të katedrës së gjuhës së huaj. 



Materialet e projektit gjenden më poshtë.

Në fund nxënësit i dhuruan mësuesit Xhevahir Shaqiri një bluzë me shkrimin “Super teacher” (Mësues i shkëlqyer).


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,301 Lexime
1 javë më parë