Sjelljet shqetësuese të nxënësve në parashkollor
Ky studim ofron prova se ndërhyrjet që fokusohen në rritjen e pozitivitetit në marrëdhënien mësues-fëmijë mund të përmirësojnë sjelljen e fëmijës dhe cilësinë e marrëdhënieve me mësuesen.
Fëmijët e vegjël që shfaqin sjellje shqetësuese, i reduktojnë ato nëse mësuesja kalon kohë shtesë duke u angazhuar individualisht me ta, tregon studimi i fundit nga Universiteti i Virxhinias.
Fëmijët që shfaqin sjellje shqetësuese që në moshë të hershme (impulsivitet, mosbindje, agresivitet) janë të predispozuar të kenë sjellje të tilla edhe më vonë, madje rrezikojnë edhe përjashtimin nga shkolla, por sipas këtij studimi, nëse këta fëmijë krijojnë marrëdhënie të forta pozitive me mësuesen, ata përmirësojnë sjelljen dhe aftësitë socio-emocionale.
Në këtë studim morën pjesë 183 mësues dhe 470 fëmijë të moshës 3 deri në 5 vjeç. Studimi gjeti se rritja e kohës individuale që kalon mësuesi me fëmijën i cili shfaq sjellje shqetësuese, përmirësonte ndjeshëm sjelljen e fëmijës. Mësuesit që praktikonin teknika të tilla të qarta që në fillim të vitit shkollor, kishin klasat me më pak sjellje shqetësuese.
“Përfundimi që nxjerrim nga ky studim është se t’i kushtosh kohë individuale fëmijës, e bën atë më të suksesshëm në klasë” tha Williford, autore e studimit.
Klasat e parashkollorit janë vendi ku fëmijët mësojnë aftësitë bazë të përgatitjes për në shkollë. Fëmijët që shfaqin sjellje shqetësuese në këtë stad, shpesh i humbin mundësitë e zhvillimit të aftësive bazë të të mësuarit.
Ky studim ofron prova se ndërhyrjet që fokusohen në rritjen e pozitivitetit në marrëdhënien mësues-fëmijë mund të përmirësojnë sjelljen e fëmijës dhe cilësinë e marrëdhënieve me mësuesen.
(Portali Shkollor)
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?