SITUATË E TË NXËNIT

Situatë e të nxënit "Ndërtimi i qarkut të thjeshtë elektrik"

Situata e të nxënit "Ndërtimi i qarkut të thjeshtë elektrik", përfshin vlerësimin e situatës, përshkrimin kontekstual të situatës, konkluzionet, si dhe përmbushjen e objektivave nga nxënësit.

Lënda: Fizikë klasa VI 

Tema: Ndërtimi i qarkut të thjeshtë elektrik

Vlerësimi i situatës

-Identifikon burimet e rrymës elektrike, si: bateri, akumulator, dinamo, bateri diellore; 

-Identifikon elementet përbërëse të një qarku të thjeshtë elektrik dhe simbolet përkatëse (të baterisë/burimit, llambës, fijeve lidhëse dhe të çelësit); 

-Diskuton për mënyrën e vendosjes së elementeve në qarkun elektrik (fije përcjellëse, llambë, rezistencë, çelës, bateri, ampermetër, voltmetër);

-Shpjegon se ampermetri dhe voltmetri janë aparate per matjen e rrymës dhe tensionit elektrik; Ndërton diagramën e një qarku të thjeshtë elektrik me ndihmën e teknologjisë duke u bazuar te një skemë qarku e vizatuar më parë; 

-Diskuton shndërrimet energjetike nga burimi te qarku elektrik; 

-Shpjegon si kryhen matjet e vlerave të tensionit dhe rrymës në qarkun elektrik; 

-Përdor ampermetrin dhe voltmetrin për të lexuar vlerat e rrymës dhe tensionit; 

-Diskuton me shokët për pajisjet që punojnë me qarqe elektrike;

 -Ndan me të tjerët përvojat dhe njohuritë e përftuara nga vëzhgimet individuale


Përshkrimi kontekstual i situatës

Mësuesi u shpjegon nxënësve se si ndërtohet diagrama e një qarku të thjeshtë elektrik duke u bazuar në një skemë të vizatuar më parë në letër. Më pas u shpjegon atyre, nëse lidhja që realizohet është e saktë apo jo. Nëse lidhja është e saktë llamba do të ndizet. Në përfundim të kësaj situate mësuesi shpjegon, se si shndërrohet energjia elektrike që vjen nga burimi në energji dritore, kur mbyllet qarku dhe llamba ndizet.


Pyetjet për të diskutuar

A kalon rrymë kur qarku është i hapur? 

A kalon rrymë kur qarku është i mbyllur? 

A ka raste kur llamba nuk ndizet dhe pse?  

Në cilën figurë të mëposhtme ampermetri është lidhur saktë te figura A apo B?



Situata konsiderohet e realizuar nëse nxënësi:

Identifikon të gjithë elementët e një qarku elektrik;

 Ndërton saktë një qark të thjeshtë elektrik me një llambe ose rezistencë elektrike; 

Vendos saktë aparatet matëse të rrymës dhe tensionit; 

Shpjegon shndërrimet energjetike në qark. Hapi i tretë: Mësuesi kontrollon si e kanë bërë nxënësit lidhjen. 


Hapi i katërt: Mësuesi udhëzon nxënësit të vlerësojnë punën e njëri-tjetrit dhe të diskutojnë rreth gabimeve të bëra. 



(Portali Shkollor)

7,004 Lexime
5 vjet më parë