
“Romantizmi, ura mes Europës dhe Shqipërisë” – Projekt kualifikimi nga mësuesi Bekim Lekica
“Romantizmi – ura mes Europës dhe Shqipërisë” është një projekt model tejet profesional nga mësuesi Bekim Lekica me klasën 11-G të gjimnazit “Havzi Nela”, Kukës. Nxënësit eksploruan Romantizmin përmes letërsisë, artit, teknologjisë dhe prezantimeve, duke ndërtuar ura kulturore dhe krijuese.
Projekt/ Tema: “Romantizmi – Ura mes Europës dhe Shqipërisë”
Klasa: 11-G
Lënda: Letërsi
Mësuesi realizues: Bekim Lekica
Institucioni: Gjimnazi “Havzi Nela”, Kukës
Kjo orë projekti model u zhvillua në pesë faza mësimore, me një strukturë të qartë dhe angazhim të lartë nga nxënësit. Tema trajtoi Romantizmin si një rrymë letrare që krijon lidhje mes zhvillimeve kulturore europiane dhe atyre shqiptare. Prezantimi u drejtua nga dy konferencierë, ku i pari solli hyrjen teorike mbi Romantizmin, tiparet dhe kontekstin historik në Europë dhe Shqipëri, ndërsa i dyti prezantoi autorë përfaqësues si Goethe, Hugo, Byron, Naim Frashëri, Jeronim De Rada dhe Ndre Mjeda.
Aktiviteti u pasurua nga 12 nxënës që interpretuan pjesë të zgjedhura letrare, si: Fausti, Katedralja e Parisit, Shtegtimet e Çajld Haroldit, Lulet e Verës, Këngët e Milosaos dhe Trina.
Gjithashtu, një grup prej 6 nxënësish realizuan punime në artin figurativ, duke sjellë: Portrete të autorëve romantikë europianë dhe shqiptarë; Ilustrime të personazheve letrarë nga veprat e prezantuara; Simbolika vizuale që përfaqësojnë ndjeshmërinë dhe idealizmin romantik.

Një grup tjetër nxënësish përgatitën dhe shpërndanë fletëpalosjen e projektit, e cila përmbante përmbledhje të temës, autorëve të rëndësishëm të romantizmit dhe fragmente nga veprat e tyre, duke ofruar informacion shtesë dhe duke mbështetur përfshirjen e audiencës në aktivitet. Po ashtu, nxënësit sollën materiale të përpunuara në kompjuter, të cilat u shfaqën përmes video projektorit, duke integruar teknologjinë në mënyrë aktive gjatë prezantimit.
Rezultatet dhe ndikimi i orës/ Ky projekt shërbeu si një përvojë e pasur edukative, ku u zhvilluan:
- Aftësi kërkimore dhe interpretative;
- Shprehje artistike dhe vizuale;
- Prezantim publik dhe përdorim i teknologjisë;
- Bashkëpunim, krijimtari dhe komunikim ndërpersonal;

Ora u realizua me përkushtim, kreativitet dhe entuziazëm nga nxënësit e klasës 11-G dhe shërben si një model i qasjes bashkëkohore, gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore në mësimdhënie.
Më poshtë gjeni të plotë materialin e Projektit në PDF, ku përfshihet:
- Plan projekti
- Realizimi i projektit
- Planifikimi ditor i prezantimit të projektit

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
Projekti “Harmonia e Natyrës 2024” – Shkencë, edukim dhe pasion për mjedisin nga mësuesi Mentor Kovaçi
VANAF 2024/ Modele testesh të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor