SIDA, sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Së fundmi është vërtetuar se personat e infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme kanë dy deri në pesë herë më shumë mundësi për të hasur HIV-in, nëse janë të ekspozuar ndaj virusit nëpërmjet kontaktit seksual, sesa ata që nuk kanë SST-në
Ka lidhje ndërmjet SIDËS dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme?
Po. Së fundmi është vërtetuar se personat e infektuar nga një sëmundje seksualisht e transmetueshme kanë dy deri në pesë herë më shumë mundësi për të hasur HIV-in, nëse janë të ekspozuar ndaj virusit nëpërmjet kontaktit seksual, sesa ata që nuk kanë SST-në.
Kjo ndodh për dy shkaqe: nga një anë ulcerat gjenitale që prodhojnë disa nga SST (sifilizi, herpes…) provokojnë çarje në muret e aparatit gjenital ose në lëkurë, të cilat janë një pikë-hyrjeje për HIV-in.
Nga ana tjetër, studime të ndryshme kanë tregur që personat e infektuar me HIV dhe me sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme kanë më shumë mundësi të përhapin virusin e SIDËS me anë të sekrecioneve vaginale.
Prandaj janë të domosdoshme masat mbrojtëse për të shmangur ngjitjen e këtyre sëmundjeve dhe shmangien e ekspozimit ndaj patologjive të tjera.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Nëntë në dhjetë gra nuk e dinë masën e gjoksit të tyre!
Ç’është “sëmundja ngjitëse e puthjes”? Si të mbrohemi?