Pushime

Si të relaksoheni gjatë pushimeve të fundvitit? Artikull kushtuar mësimdhënësve

Mësimdhënës, ia dolët! Gjithë puna e vështirë që keni bërë në gjysmën e parë të vitit shkollor më në fund po përfundon. Edhe pse pushimet dimërore mund të jenë të zëna me festa e organizime familjare, shpresojmë që të keni kohë për të bërë disa gjëra për veten tuaj.

Pushimi dimëror është më në fund këtu! Ndonëse mund të jetë e vështirë ta fikni plotësisht trurin tuaj tashmë që mësimi ka përfunduar, siç ndoshta e keni dëgjuar një mijë herë këtë vit, është e rëndësishme t'i kushtoni pak kohë vetes. Këtu janë disa mënyra për t'ju ndihmuar të relaksoheni dhe të përtëriheni gjatë këtij pushimi dimëror, në mënyrë që të ktheheni në janar gati për të përballuar botën!



Lexoni për argëtim


Me siguri nuk keni pasur shumë kohë për të lexuar për argëtim këtë vjeshtë. Merrni pak kohë për t'u çlodhur gjatë pushimeve dimërore me një filxhan kakao të nxehtë (ose një gotë verë, çaj ose kafe) dhe lexoni një libër që ka qenë në listën tuaj për një kohë. Kërkoni diçka që do të mund ta përfundoni pa u ndalur – nuk ka asgjë më të keqe se të filloni një libër dhe të mos e përfundoni atë. 


Po kërkoni disa rekomandime të mira librash? Shikoni këtë listë të librave të rekomanduar nga Albas 



Ndiqni shfaqjen tuaj të preferuar


Nëse nuk keni pasur shumë kohë për të lexuar, ndoshta nuk keni pasur kohë për të kapur shfaqjen që kolegët tuaj jua kanë rekomanduar gjatë gjithë vitit. Pavarësisht nëse jeni të dhënë pas dokumentarëve ose filmave dramë, pa dyshim që ka diçka për të gjithë në dispozicion në kanalet televizive. Përfitoni nga moti i ftohtë i dimrit dhe vendosni të shihni diçka që ju ngjall interes, qoftë vetëm ose me të tjerët.



Takohuni me më të dashurit


Kur ishte hera e fundit që bëtë një telefonatë dhe që nuk e latë në gjysmë? Nëse një orar i ngarkuar i punës dhe distanca sociale ju ka penguar të qëndroni me miqtë dhe familjen që zakonisht shihni gjatë pushimeve, organizoni disa takime argëtuese me ta! Gjeni kohë të ftoni një mik për një takim për kafe, pije apo edhe darkë. Nuk ka më mirë se të kaloni kohë cilësore me miqtë ose familjen.



Ndani kohë vetëm për veten


Ndani një ditë për t'iu përkushtuar plotësisht vetes gjatë pushimit. Largoni të gjitha shpërqendrimet dhe flini deri në mesditë, ose shkoni në shëtitje, ose bëni xhiro me makinë, luani videolojëra për katër orë, ose filloni një projekt që e keni shtyrë që nga vera. Mbani mend, nuk duhet të jeni produktiv ose të "bëni diçka" për t'u çlodhur. Nëse shikimi i kafes suaj ju bën të lumtur, atëherë bëjeni. E rëndësishme është që të ndiheni të rimbushur më pas. Planifikimi i një “kohe për mua” shumë të nevojshme do ta ndihmojë shpirtin tuaj të rinovohet për gjysmën e dytë të vitit shkollor. Marrja e kohës për veten jo vetëm që ju sjell përfitime, por gjithashtu mund të përfitojë pozitivisht nxënësit, familjen dhe miqtë tuaj!



Dilni jashtë


Thënia e vjetër është e vërtetë, pak ajër i pastër do të të bëjë mirë. Kombinimi i dimrit, i motit dhe distancimit shoqëror e ka bërë më të lehtë se kurrë t’i kaloni ditët pa dalë nga shtëpia. Nëse e gjeni veten me një moment magjik, ku dielli shndrit, moti është i këndshëm dhe çizmet tuaja janë afër, dilni jashtë për një shëtitje të shpejtë. 



Filloni të planifikoni për vitin e ardhshëm


Nëse jeni person të cilit planifikimi dhe organizimi i duket relaksues, filloni të shikoni përpara sezonin e pranverës, si kënaqësi. Zhvilloni një mësim të ri, hulumtoni atë aktivitet të ri në klasë për të cilin të gjithë po flasin, ose plotësoni një zhvillim profesional për të ndihmuar në forcimin e zanatit tuaj si mësimdhënës. Gjeni kohë për të vendosur synime dhe zgjidhje për veten tuaj në vitin 2021. Fillimi i gjysmëvjetori të ri do të jetë shumë më i ëmbël nëse jeni të përgatitur dhe të armatosur me ide të reja për t'i provuar në klasën tuaj.



Mësimdhënës, ne e dimë se sa shumë punoni çdo ditë për ta bërë çdo gjysmëvjetor të suksesshëm. Ne duam t'ju falënderojmë për përkushtimin tuaj ndaj arsimit dhe nxënësve tuaj - kjo është diçka që vërtet na frymëzon çdo ditë.


Burimi: Edmentum  

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,131 Lexime
1 vit më parë