TE FOLURIT

Si të përgatisim folës të mirë?

Të folurit në publik nuk është gjithmonë një eksperiencë e lehtë. Më poshtë ju sjellim disa këshilla sesi të përgatisim nxënës të mirëartikuluar dhe të aftë për të menaxhuar emocionet e tyre.

Të folurit është një proces mjaft i vështirë sepse përfshin: idetë, çfarë do të thuash, përdorimin e drejtë të gjuhës, gramatikën dhe fjalorët, shqiptimin dhe të dëgjuait mirë të personit me të cilin po komunikon. Para të folurit, nxënësi mund të përcaktojë përmbajtjen e mesazhit aktual, si do të përcaktohet dhe cila audiencë do ta marrë këtë mesazh.  Gjatë të folurit, nxënësi përqëndrohet te mesazhi i qartë, toni i zërit, një fjalor i përshtatshëm për mesazhin e trasmetuar, përgjigjet, mjedisi që e rrethon dhe gjestikulacioni. Gjatë të folurit, nxënësi duhet të pranojë komente, t’u përgjigjet dhe të shtrojë pyetje dhe të shpjegojë konceptet e pakuptueshme.


Hapat që duhet të ndjekë një nxënës gjatë procesit të të folurit: 

1. Hapi i parë që duhet të ndjekë nxënësi është organizimi dhe plani, pra procesi para të folurit. Eksperiencat e nxënësve, vëzhgimet e tyre, ndërveprimet brenda dhe jashtë klasës, ndikojnë në atë që ata thonë dhe në mënyrën sesi e thonë.  Ky hap përfshin: mendimin, reflektimin, planifikimin dhe organizimin e të folurit.

2. Pastaj zgjidhet një topikë e të folurit. Nxënësit gjenerojnë dhe eksplorojnë ide për topikat e të folurit, si:

⦁ Ndërtimi përmes faqeve të uebit dhe organizuesëve grafikë

⦁ Të lexuarit dhe kërkimit

⦁ Të dëgjuarit e muzikës

⦁ Të parit të videove

⦁ Të dëgjuarit e një folësi

⦁ Kërkimi i ideve

⦁ Reflektimi i eksperiencave personale

3. Përcaktimi i qëllimit. Nxënësit flasin për të shprehur ide, opinion, emocione dhe ndajnë informacione. Nxënësit duhet të pyesin veten: Cili është qëllimi i të folurit tim? Qëllimët e të folurit përfshijnë:

⦁ Tregimin e një historie

⦁ Argëtim dhe kënaqësi 

⦁ Përshkrim 

⦁ Informim dhe shpjegim

⦁ Qartësinë e diçkaje 

⦁ Eksperimetimin permes ideve dhe formave

⦁ Bindje dhe diskutim

4. Nxënësit duhet të pyesin veten: Cila do të jetë audienca ime? Nëse diskutimet dhe rrëfimet monologjike do të zhvilloheshin në klasë, deri diku do të kishin karakter artificial (sepse mungojnë situatat reale të komunikimit). Kështu, aktiviteti i të folurit duhet të përfshijë nxënësit në ndërveprime më të afërta dhe audienca të tjera, në mënyrë që të ndërveprojnë me të tjerët. Nxënësit kanë nevojë të përfshihen në situata të të folurit formale dhe informale. Disa audienca të tjera të mundshme janë: 

⦁ Audienca të njohura (familja, të afërmit)

⦁ Audienca të jashtme (komuniteti)

⦁ Audienca të panjohura, mediat sociale. 

5. Nxënësi duhet të përcaktojë sesi idetë dhe informacioni do të prezantohen me efektivisht. Disa formate përfshijnë:

⦁ Bindjen

⦁ Diskutimin

⦁ Te folurit formal

⦁ Prezantimin dramatik


Nxënësit duhet të bëjnë kujdes në disa elemente shumë të rëndësishme si: 

Gjuha e trupit: Nxënësit duhet të kenë kujdes që të mbajnë një posturë të drejtë. Nëse nuk i mbajnë shpatullat drejtë dhe i mbajnë kembët e kryqëzuara, mesazhi i tyre nuk do të vlerësohet.

Artikulimi: Nënkupton të gjithë punën e procesit vokal. Ka disa hapa të këtij procesi: së pari duhet ajër në mushkëri dhe kordat e tyre vokale duhet të funksionojnë, goja dhe gjuha duhet të jenë në sinkroni. I gjithë ky është një proces fizik, për të kuptuar sesi mund te realizohet e folura  përmes organeve të të folurit.

Shqiptimi: Duhet të jetë i qartë dhe duhen përjashtuar fjalët përsëritëse. Toni i zërit herë duhet të jetë i lartë e herë i ulët, varësisht nga mesazhi qe duam të theksojmë duke shmangur ne këtë mënyrë monotoninë. 

Shpejtësia: Gjithashtu duhet të jetë në kontroll. Në një fjalim mindis 140-160 fjalëve është normale për një pushim të shkurtër dhe duhet ruajtur qartësia gjatë komunikimit të mesazhit në mënyrë që dëgjuesi ta receptojë drejt atë.

Pauzat: Ose cezuarat, janë një çështje më kritike, por përgjithesisht, nëse duam të theksojmë një fjalë, duhet ndaluar një sekond para shqiptimit të fjalës dhe një sekond mbrapa shqiptimit, për ta theksuar dhe për ta nënvijëzuar këtë fjalë.

Volumi: Është një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i fjalimeve sepse duhet pasur shumë kujdes në lartësinë e zërit, nëse zëri i folësit është më i lartë nga ç’duhet të jetë, atëherë mesazhi e humbet efektivitetitin. Nëse është më i ulët nga ç’duhet, dëgjuesi humbet përqendrimin. Herë pas here duhen disa ngjitje vokale për ta gjallëruar diskutimin, në mënyrë që të përfshijë të gjithë klasën.

Kualiteti i zërit: Ka të bëjë me impaktin që lë zëri te dëgjuesit. Një zë me karakter, me kualitet të lartë, është ajo që bën diferencën e një ligjëruesi cilësor. 


Varieteti i elementëve në vokal: Ështe një ndër pikat më të rëndësishme. Një nga folësit më të mëdhenj të historisë ka qenë Wiston Churcill. Ai çmohet për cilësinë dhe aftësinë në të folur. Ai fillonte me një ton të lartë lakonik dhe më pas vinte duke e shpejtuar zërin. Dëgjuesit, pasi e dëgjonin ndiheshin si të ndriçuar, edhe nëse nuk kishin interes për politiken, intrigoheshin nga varieteti i larmishëm që i jepte zërit Ndaj është shumë e rëndësishme që ky varietet të jetë i zbatueshëm, sepse kjo mundëson vëmendjen tek klasa. Kjo e mban klasën te kyçur në fjalim, sepse u duket interesante. I lë nxënësit të reflektojnë dhe t'u ngjallë interes.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

6,656 Lexime
6 vjet më parë