Si të parandaloni problemet disiplinore në klasë
Asnjë mësues nuk ka dëshirë të meret me probleme disiplinore në klasë. Nuk është argëtuese dhe sigurisht që nuk është arsyeja pse keni vendosur të bëhëni mësues. Por gjithsesi këto probleme janë të pranishme në këtë profesion.
E keni vënë re, ndërkohë që disa klasa kanë probleme të shumta me disiplinën, disa klasa të tjera kanë pak të tilla. Kjo sepse mësuesit kanë bërë një punë intensive për parandalimin e tyre.
Pra, nëse ndiheni sikur dita juaj humbet duke u marrë me çështjet disiplinore, ne ju sygjerojmë disa mënyra se si mund ti parandaloni ato.
1. Jini të organizuar. Mos organizimi sjell ngërçe në klasën tuaj, gjë që sjell mëzritjen dhe sjelljen jo të mirë të nxënësve. Planifikoni orët tuaja mësimore, Mendoni gjërat që ju duken problematike dhe krijoni një sistem i cili ju ndihmonqë t`i mbani nën vëzhgim në çdo moment.
2. Trajjtoni problemet sa janë ende të vogla. Mos prisni të sqaroni problemet pasi të zmadhohen. Në vend të kësaj mundohuni të zgjidhni këto çështje të vogla në klasë sapo të shfaqen. Trajtimi i tyre ndërkohë që janë ende të vogla do ju ndihmojë të shmangni rritjen dhe shtimin e problemeve të tjera që rrjedhin nga ato.
3. Krijoni procedura kontrolli. Zhvilloni qëllimisht procedura që parandalojnë probleme. Për shembull, kërkojini nxënësve të përdorin një fletë mbulimi e cila do të parandaloje kopjimin. Këto llojë procedurash duhet t'jua bëjnë sa më të lehtë nxënësve në zgjedhjen e gjërave të duhura dhe të vështirë që ata të sillen keq apo të bëjnë zgjedhje të gabuara.
4. Mësoni mirë procedurat tuaja. Nuk është e mjaftueshme vetëm krijmi i procedurave të mira, por duhet t`ia mësoni ato nxënësve tuaj.
Dhe integrimi i tyre bëhet nëpërmjet 4 hapave kryesorë:
- shpjegoni procedurat sa më qartë,
- praktikoniprocedurat me nxënësit,
- korrigjoni pjesët të cilat bëhën gabim dhe bëni që nxënësit t`i përsërisin këto procedura deri sa t`i bëjnë ashtu siç duhen.
Nëse nuk merrni kohën e duhur për t’i mësuar procedurat, ju do përfundoni të irrituar gjatë gjithë vitit shkollor kur nxënësit të mos i ndjekin ato.
5. Mbajini nxënësit të zënë. Sa më shumë të jenë të zënë me mësime, aq më pak probleme do te shkaktojnë. Kështu që shfaqni pasionin tuaj për mësimdhënien dhe bëni që ora juaj të jetë e gjallë. Gjithashtu, mbani mend, ai që punon është ai që mëson, prandaj mos jepni vetëm leksione. Përfshijini nxënësit. Një mënyrë e mirë është të mësuarit nëpërmjet të shkruarit.
6. Lëvizni rreth klasës. Mos qëndroni gjithmonë përpara klasës. Ndjehuni të lirë të ecni përreth klasës ndërsa jepni mësim. Jo vetëm që ofron një lehtësi, por ju ndihmon që të shikoni më mirë se çfarë po bëjnë nxënësit. Ndoshta njëri nga nxënësit në fund është përqendruar në celularin e tij? Lëvizni ngadalë drejt tij për të parë më mirë por pa ndërprerë mësimin.
7. Qëndrojini afër nxënësve tuaj. Nëse dëshironi që nxënësit t'ju ndjekin, ata duhet t'ju respektojnë dhe duhet të dinë që ju kujdeseni për to. Kështu që investoni për jetët e tyre. Jini të sinqertë dhe pranoni gabimet tuaja. Jini të sjellshëm dhe të afrueshëm. Bëni kopmlimente, shkruani shënime me fjalë të mira dhe merrni pjesë në ngjarjet jashtëshkollore kur keni mundësi. Jepini atyre dobinë e dyshimit dhe tregoni se i doni.
8. Bëhuni profesionist. Nëse qëllimi juaj është që nxënësit t'ju pëlqejnë, do të vendosni veten në një mori problemesh. Në vend që ta shikoni veten si mik i nxënësve, ju duhet ta shihni veten siu dhëheqës. Kjo do të thotë që bashkëveprimi juaj me ata duhet të jetë miqësor por jo më shumë seç duhet.
9. Kerkojini nxënësve të pastrojnë tavolinat e tyre. Kerkojini nxënësve të mbajnë në tavolinë vetëm mjetet të cilat ju shërbejnë atyre për aktivitetin që po bëhët në ato momente. Të gjitha gjërat e tjera duhet ti vendosin në dysheme ose në çantë. Kur tavolinat e tyre janë pothuasje bosh, ju mund ti shikoni më mirë me çfarë po meren dhe e bën më të vështirë për ata që të meren me diçka tjetër.
10. Fillimisht vendosni strukturën. Ju mund të keni një listë me aktivitete interesante që ju dëshironi të bëni me nxënësit tuaj, por ruajini ata për një moment të dytë pasi nxënësit të jenë mësuar me strukturën dhe pritshmëritë tuaja. Pasi ata të kenë kuptuar strukturën, ju dhe ata mund të shijoni aktivitetet më pak të strukturuara pa humbur kontrollin e klasës.
(Portali Shkollor)
Stop bullizmit te të gjithë!
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati
“Vizore elastike, plastike apo prej druri?” nga Eliberta Ziu (Themeli)