Si të ndihmoni fëmijën në parashkollor të mësohet ta dëgjojë edukatoren
Forcimi i marrëdhënies së fëmijës tuaj me edukatoren, bashkëpunimi me edukatoren dhe zvogëlimi i nivelit të stresit të fëmijës tuaj, do ta ndihmojnë atë të përshtatet në mënyrën më të mirë.
Së pari, fëmija juaj sapo ka filluar arsimin parashkollor. Me shumë mundësi, ky ndryshim është pak dërrmues për të: ndarja nga shtëpia dhe prindërit, pritshmëritë e reja për sjellje, fëmijët e tërbuar, niveli i lartë i zhurmës, bollëku i librave dhe lodrave... Fëmijët i përgjigjen gjithë kësaj eksperience të re në mënyra të ndryshme. Disa janë të qetë dhe të tërhequr, disa janë hiperaktivë. Disa protestojnë për ndarjen nga prindërit. Disa sillen në mënyrë perfekte në shkollë, por shpërthejnë sapo të kthehen në shtëpi. Disa lagin pantallonat e tyre, ose krevatin gjatë natës. Disa shtyjnë, godasin ose kafshojnë bashkëmoshatarët e tyre. Dhe disa "nuk dëgjojnë", që është një mënyrë për të menaxhuar ankthin e tyre duke pohuar njëfarë kontrolli mbi trupin dhe aktivitetet e tyre.
Këtu do të gjeni tri ide se si ta ndihmojmë fëmijën që ta bëjë këtë tranzicion shpejt dhe pozitivisht.
1. Ndihmojeni fëmijën tuaj të krijojë një marrëdhënie të mirë me edukatoren, gjë që është gjithmonë mënyra më e shpejtë për ta bërë një fëmijë të bashkëpunojë në shkollë. Flisni me edukatoren për këtë. Një edukatore me përvojë do të kuptojë se fëmija duhet të lidhet emocionalisht me të dhe do të gjejë një mënyrë për t'i kushtuar pak vëmendje shtesë.
Ju gjithashtu mund të jeni të dobishëm në këtë proces. Ndihmojeni vajzën tuaj të zhvillojë një ndjenjë familjariteti dhe dashurie për edukatoren e saj. Bëje edukatoren pjesë të jetës së fëmijës suaj duke folur për të. "Jam shumë e sigurt se zonja Gashi do ta lexojë librin tënd të preferuar ndonjëherë nëse e sjellim në shkollë...Znj. Gashi më tha sot se sa shumë ke punuar për atë projekt...Znj. Gashi do ta pëlqente këtë vizatim ... A do t'ia dërgosh këtë mollë të kuqe të shndritshme zonjës Gashi?"
Bëni një foto fëmijës suaj me edukatoren. Vendoseni në frigorifer dhe flisni me të me dashuri. "Zonja Gashi, a ju pëlqen spageti po aq sa vajzës sime? Znj. Gashi, ne jemi shumë me fat që ju kemi mësuese. Ne duam të jemi pjesë e klasës suaj me të gjitha ato lodra dhe libra!" Ndërsa fëmija juaj jeton me foton e edukatores, ai do të fillojë ta shohë edukatoren si një person të rëndësishëm në jetën e vet, gjë që do ta ndihmojë atë të dëgjojë kërkesat e saj.
Kështu, fëmija juaj do të fillojë të ndihet më i lidhur me të, gjë që do ta bëjë atë të ndihet më rehat në klasë. Dashuria në rritje e vajzës apo djalit tuaj për edukatoren do ta ndihmojë gjithashtu edukatoren të përgjigjet me më shumë durim ndaj vajzës/djalit tuaj.
2. Bashkëpunoni me fëmijën tuaj dhe edukatoren. Imagjinoni fëmijën tuaj në shkollë, të angazhuar në një detyrë. Edukatorja e ndërpret me një kërkesë. Natyrisht, është e vështirë për fëmijën që të ndërrojë marshin. Për shumicën e fëmijëve ndryshimet janë të vështira.
Vini re se çfarë e ndihmon fëmijën tuaj me ndryshimet në shtëpi. Një paralajmërim dy minuta? E prekni apo e shikoni në sy ndërkohë që bëni kërkesën?
Më pas punoni me edukatoren për të formuluar një qasje që funksionon për fëmijën tuaj, një qasje që edukatorja nuk do ta shohë të rëndë. Në fund të fundit, ajo ka një klasë të tërë për të menaxhuar. Por ndoshta nëse edukatorja do të vinte dorën në krahun e fëmijës suaj dhe do ta shihte në sy, fëmiu juaj do ta "dëgjonte" atë? Ndoshta fëmija juaj ka nevojë për një paralajmërim dyminutësh, ose sigurinë se mund t'i kthehet aktivitetit aktual në një moment tjetër. Ndoshta duhet të dijë në fillim të një aktiviteti se sa do të zgjasë para aktivitetit të ardhshëm. Ide e mirë është që edukatorja t'i tregojë klasës skemën e aktiviteteve të ditës, kështu që ata e dinë se çfarë të presin.
3. Ndihmoni fëmijën tuaj të rregullojë nivelin e stresit, si brenda dhe jashtë klasës. Këtu është një mjedis sfidues dhe fëmija juaj po sfidon veten duke u fokusuar në një detyrë. Ai nuk i përgjigjet menjëherë edukatorit sepse pranimi i kësaj kërkese të re rrezikon vetërregullimin e tij përballë mjedisit stresues. Një marrëdhënie më e mirë me edukatoren do ta motivojë atë të dëshirojë t'i pëlqejë edukatores, por ne ende duhet ta ndihmojmë atë me nivelin e stresit dhe vetërregullimin e tij.
Si? Së pari, nëse edukatori/ja mund të gjejë mënyra të tjera për ta ndihmuar fëmijën tuaj të ndihet nën kontroll, ai nuk do të ketë nevojë të vendosë kontrollin në kundërshtim me mësuesin. Sugjeroni edukatores që t'i japë fëmijës suaj një zgjedhje kur ajo bën një kërkesë: "A do të pastrosh duart për drekë tani, apo pas dy minutash kur t'i biem ziles që të gjithë të lajnë duart?" "A dëshiron ta zgjedhësh vetë enigmën, apo dëshiron që unë të të ndihmoj?" Zgjedhjet e ndihmojnë fëmijën të ndihet nën kontroll, gjë që e ndihmon atë të rregullojë nivelet e stresit të brendshëm. Vini re se secila nga këto zgjedhje është e këndshme për të rriturit. Dhe vini re se shumë zgjedhje e ngarkojnë një fëmijë, kështu që ofroni vetëm dy zgjedhje të thjeshta.
Nëse mund të qëndroni të lidhur me fëmijën tuaj, kjo do t’i ndihmojë gjithashtu ata të rregullojnë nivelin e stresit. Sigurohuni që çdo ditë pas shkollës të ndani kohë me fëmijën tuaj për të dëgjuar gjithçka për ditën e tyre, qoftë gjatë të ushqyerit apo para gjumit. Ju gjithashtu mund t'i jepni atyre një mënyrë për t'ju mbajtur gjatë ditës, si një foto ose një zemër letre me një shënim. Dhe sigurisht sigurohuni që ata të kenë shumë mundësi për të qeshur, gjë që do të ulë nivelet e tyre të stresit.
Krijoni një rutinë me orare të hershme të gjumit dhe mëngjese të qeta; fëmijët që nuk pushojnë mirë, nuk kanë burime të brendshme për të qenë fleksibël me fëmijët në shkollë. Është gjithashtu një ide e mirë të eksploroni nëse fëmija juaj ka frikë apo ide për shkollën që e bën atë në ankth. Së fundi, të jesh i sigurt se jeni disa minuta më herët për të marrë fëmijën tuaj nga shkolla është një reduktues i garantuar i ankthit.
Bashkë me këto tri parime, forcimi i marrëdhënies së fëmijës tuaj me edukatoren, bashkëpunimi me fëmijën tuaj dhe edukatoren dhe zvogëlimi i nivelit të stresit të fëmijës tuaj, do ta ndihmojnë fëmijën tuaj të përshtatet në mënyrën më të mirë.
Burimi: Klikoni këtu
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Këshilla si të mbajmë klasën të motivuar