Shëndeti mendor i adoleshentëve

Si të ndihmojmë adoleshentët të kenë më pak presion në vete?

Shëndeti mendor i adoleshentëve është në krizë dhe pandemia nuk është i vetmi faktor kryesor. Sipas sondazheve të fundit të CDC, depresioni dhe trishtimi kanë pësuan një rritje me 40% tek adoleshentët e testuar. Dhembshuria për veten mund t’i ndihmojë adoleshentët që po luftojnë me perfeksionizmin toksik.

Shëndeti mendor i adoleshentëve është në krizë dhe pandemia nuk është i vetmi faktor kryesor. Sipas sondazhit të vitit 2019 të CDC për Sjelljen e Rrezikut të Rinisë, shëndeti mendor midis adoleshentëve tregoi një ulje të frikshme. Të dhënat treguan se depresioni dhe trishtimi pësuan një rritje me 40% tek adoleshentët e testuar.


Faktorët e jashtëm


Në shëndetin mendor të adoleshentëve luajnë shumë faktorë të jashtëm. Mbylljet e shkollave i kanë mbajtur adoleshentët të izoluar në një kohë kur zgjidhja më e përshtatshme për ta do të ishte lidhja me bashkëmoshatarët e tyre. 

Sipas raportit të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë 2018 mbi stresin në Amerikë, adoleshentët dhe të rinjtë janë të stresuar nga ato çfarë dëgjojnë në lajme, si: dhuna me armë (veçanërisht të shtënat në shkolla), mosmarrëveshjet politike, ndryshimet klimatike, dëbimet e familjeve emigrante, sulmet dhe ngacmimet seksuale, etj.


Faktorët e brendshëm


Sa i takon faktorëve të brendshëm fokusi mbetet te: standardet jashtëzakonisht të larta që shumë adoleshentë kanë për veten e tyre. Thënë ndryshe, dëshira për të qenë më të mirët, apo për të pasur lëkurë pa të meta, pamje të kuruar, ose të shkëlqejnë si yje sportive. Këto standarde shpesh i shtyjnë adoleshentët të jenë të pamëshirshëm ndaj vetvetes, duke rritur presionin dhe depresionin brenda vetes së tyre.


Perfeksionizmi tek adoleshentët


Tek adoleshentët, një pjesë e kërkesës për të qenë "shumë të mirë" vjen nga krahasimi që ata i bëjnë vetes me të tjerët. Notat dhe mesatarja shikohet tek një pjesë e adoleshentëve si formë konkurrence për të tjerët, në vend që të jetë thjeshtë një matës i aftësive të vetë individit. Krahasimi social gjithashtu luan rol masiv. Mediat social ushqejnë vazhdimisht adoleshentët me numrin e komenteve dhe pëlqimeve, duke shfaqur sa popullor mund të jesh në komunitet. Kështu, një adoleshent e konsideron veten “si dështak” ose të “padenjë” në rast se numri i pëlqimeve është i vogël. Franklin Roosevelt shprehej se: "Krahasimi është hajduti i gëzimit".


Mënyrat për të luftuar perfeksionizmin tek adoleshentët


Dhembshuria për veten na mëson të trajtojmë veten me mirësi dhe mbështetje. Dr. Kristin Neff  përcakton se: dhembshuria për veten është të jesh i vetëdijshëm se po lufton, të kuptosh se emocionet e vështira si lëndimi, zemërimi, zhgënjimi dhe vetmia janë pjesë e gjendjes njerëzore, dhe më pas të marrësh një rol aktiv në mbështetjen dhe ngushëllimin e vetes kur ju ndiheni kështu. Me fjalë të tjera, adoleshentët mund të inkurajojnë veten e tyre, duke e kthyer në një rutinë të shëndetshme.


Studimet në Australi dhe në Kinë treguan se: kur adoleshentët ishin më të dhembshur ndaj vetvetes, kishin më pak të ngjarë të kishin depresion. Dhembshuria për veten mund të kultivohet dhe ushqehet. Mbi këtë drejtim janë zhvilluar dhe testuar programe të ndryshme të vetë-dhembshurisë. 

Si fillim, në programin e vetë-dhembshurisë, adoleshentët mësojnë se nuk duhet ta trajtojnë veten ashpër në mënyrë që të motivohen. Kjo metodë funksionon për adoleshentët që mendojnë se do jenë askush në jetë në rast s’tregohen të mirë me veten e tyre dhe jo ashpër.


Së dyti, ata fillojnë të kuptojë gradualisht se ky është një problem që prek shumë adoleshentë. Pra, ata mësojnë që s’janë të vetëm. Pavarësisht se ky fakt në dukje është i thjeshtë dhe i kuptueshëm nga të rriturit, duhet të kuptojmë se shpesh herë adoleshentët mendojnë se janë të vetmit që vuajnë, që bashkëmoshatarët e tyre në rrjetet sociale janë të lumtur, e mbi të gjitha, që asnjë nuk i kupton ata në të vërtetë. Solidariteti ndikon duke rritur vetëbesimin tek këta adoleshentë. 

Më e rëndësishmja, adoleshentët mësojnë se kanë aftësinë brenda vetes për ta trajtuar veten me mirësi dhe se nuk duhet të presin që dikush tjetër t'i trajtojë me mirësi. 



Burimi:https://greatergood.berkeley.edu/article/item/how_to_help_teens_put_less_pressure_on_themselves


Përgatiti Xhoana Jaku 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

998 Lexime
1 vit më parë