Si të hartojmë një test
Teknikat e ndërtimit të pyetjeve në hartimin e testit.
Ç’është testi.
Hapat e ndërtimit të një testi.
Llojet e pyetjeve.
Teknikat e hartimit të pyetjeve.
- Ç’ ËSHTË TESTI ?
Testet janë instrumenta matës, që në fushën e arsimit shërbejnë për matjen e arritjeve të objektivave.
Testimi është produkti i matjeve, pra i asaj që ka mësuar nxënësi sipas objektivave të përcaktuara.
Testi me shkrim është një nga mënyrat e vlerësimit të nxënësve.
Pra testimi dhe vlerësimi janë dy koncepte të ndryshme, sigurisht të pandara nga njëra tjetra. (testimi është pjesë e vlerësimit).
HAPAT E NDËRTIMIT TË NJË TESTI
Përcatimi i llojit të testit (nëse testi është për një ose më shumë kapituj, semestral apo vjetor).
Përcaktimi i temave dhe objektivave që duam të testojmë.
Përcaktimi i përqindjeve të shkallës së vështirësisë së pyetjeve.
Bluprinti – tabela e specifikimeve.
Hartimi i skemës së vlerësimit ose qortimit.
Konvertimi i pikëve në notë.
Për të hartuar testin na vjen në ndihmë Taksonomia e Blumit (një sistem për klasifikimin e pyetjeve sipas nivelit të vështirësisë.
Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. P.sh. një model është:
40% niveli i parë
40% niveli i dytë
20% niveli i tretë
- Ose mund të jetë:
35% niveli i parë
35% niveli i dytë
30% niveli i tretë
“Gjithsesi në mungesë të standardeve kjo ndarje varet nga niveli i arritjeve të nxënësve.
Ndarja e shkallës së vështirësisë së pyetjeve bëhet në bazë të përqindjeve që duhet të zërë secili nivel. P.sh. një model është:
40% niveli i parë
40% niveli i dytë
20% niveli i tretë
- Ose mund të jetë:
35% niveli i parë
35% niveli i dytë
30% niveli i tretë
Përfshirja e pyetjeve sipas niveleve
Pyetjet e nivelit të parë përfshijnë:
Njohjen - mbajtjen mend të fakteve.
Të kuptuarit - aftësia për të kapur kuptimin e materialit.
Pyetjet e nivelit të dytë përfshijnë:
Zbatimi – përdorimi i rregullave për të zgjidhur probleme të ndryshme.
Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë përbërëse çka sjell një kuptim më të mirë të organizimit të materialit.
Pyetjet e nivelit të tretë përfshijnë:
Sinteza – kombinimi i ideve të reja me të vjetrat.
Vlerësimi - aftësia për të gjykuar rreth vlerave të një materiali, ideve, njerëzve etj.
Përse përdoren objektivat?
Objektivat përdoren për të bërë një përcaktim më të saktë dhe më operacional të rezultateve të pritshme.
Dy pjesët themelore të një objektivi janë:
Objekti
Veprimtaria
Psh; Pra e shprehur ndryshe:
Objekti + Veprimtaria = Objektivi.
Psh: tiparet e klimës + të përshkruajë = të përshkruajë tiparet e klimës.
Drejtshkrimi i një objektivi
Një objektiv përmban:
Adresa – nëse i adresohet kreut ose kapitullit apo një ore mësimi.
Detyra – Eshtë mjaft e rëndësishme , duhet të përdoret folje e matshme.
Mënyra – Eshtë ajo që ka të bëjë me njohuritë që duhen për realizimin e konceptit.
Kushti – Jo shpesh mund të përdoret.
Objektivi përmban vetëm një detyrë.
Shembull:
Të vizatojë me dorë të lirë rrjetin koordinativ. (detyra- të vizatojë; mënyra me dorë të lirë, adresa- rrjetit koordinativ).
Të listojë 6 pjesët përbërëse të trevave shqiptare. (detyra- të listojë; kushti- 6 ; adresa - vendodhja e trevave shqiptare)
Të analizojë vendimet e Mbledhjes së Mukjes. ( detyra – të analizojë; adresa- Mbledhja e Mukjes).
BLUPRINTI tabela e specifikimeve
Për të shkruar objektiva dhe pyetje në nivel të ndryshëm, mësuesi duhet të përdorë “bluprintin e testit” ose “tabelën e specifikimeve”.
Kjo tabelë e siguron mësuesin që në një test ka përfshirë një shumëllojshmëri pyetjesh që prekin nivelet e ndryshme të njohjes.
Tabela është themelore për ndërtimin e një testi të mirë.
Ajo, jo vetëm siguron se testi do të provojë (testojë) të gjithë përmbajtjen e rëndësishme dhe proceset (nivelet e njohjes ), por gjithashtu është e rëndësishme në planifikimin dhe organizimin e mësimit.
Cilët janë komponentët e tabelës?
Përshkrimi i përmbajtjes. (Këtu listohen temat si edhe objektivat më të rëndësishme për çdo temë, pasi testi po ndërtohet për të parë pikërisht këto objektiva).
Kategoritë. (Kategoritë shërbejnë për të mbajtur mend ose kontrolluar nivelet e njohjes).
Tabela e specifikimeve
Nivelet
I
Njohja + të kuptuarit 40 %
II
Zbatim + analizë 40 %
III
Sintezë + Vlerësim 20 % Pikë
Pyetjet
Linjat
1) Vendndodhja gjeografike 6 %2pikë/1pyetje-/--/-21
2) Sistemet fizike11%3 pikë/1 pyetje2 pikë/1 pyetje-/-52
3) Vendbanimet dhe popullsia 11%3 pikë/1 pyetje2 pikë/1 pyetje-/-52
4) Rajonet 72% 11 pikë/6 pyetje11 pikë/6 pyetje6 pikë/3 pyetje2815
Kombinimi i pyetjeve të testit me objektivat arsimorë
Për të kombinuar pyetjet e testit me objektivat arsimorë, na shërben një rregull bazë, i cili duhet patur gjithnjë parasysh: rezultatet e të nxënit dhe kushtet e specifikuara në pyetjet e testit duhet të kombinohen me rezultatet e të nxënit dhe kushtet e përshkruara në objektiv.
Objektivi: nxënësi është i aftë të klasifikojnë shkëmbinjtë në varësi të kohës së formimit.
Pyetja: klasifikoni shkëmbinjtë në varësi të kohës së formimit.
Llojet e pyetjeve
Pyetjet në teste i klasifikojmë në objektive dhe subjektive.
Pyetjet objektive përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe shumë të prerë kufirin midis përgjigjes së saktë dhe të gabuar.
Në këtë grup bëjnë pjesë këto lloje pyetjesh:
e vërtetë - e gabuar; me kombinime; me përgjigje të shkurtër; me alternativa(me shumë zgjedhje).
Pyetjet subjektive janë pyetje të hapura ku nxënësve u kërkohet të japin gjykimet e tyre në bazë të disa kritereve. Në këtë grup bëjnë pjesë: pyetjet ese; pyetjet e strukturuara.
Skema e vlerësimit (qortimit)
Pasi hartohet testi, çfarëdo lloj formati qoftë ai, hartojmë skemën e vlerësimit.
Skema e vlerësimit reflekton përgjigjet e sakta të çdo pyetjeje në test.
Skema e vlerësimit për pyetjet alternative. (tabela nr.1)
Skema e vlerësimit për pyetjet e “hapura”.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
A C A B B D A C D B
11) Jepen pergjigjet e sakta që mund të jenë më shumë së 1
12) E njëjta gjë dhe për pyetjet e tjera.
Pikët dhe kriteret e pikëzimit:
Pasi përcaktohet totali i pikëve të një testi, atëherë bëjmë konvertimin e tyre në notë. Përqindja e pikëve që do të shërbejë si kufi i poshtëm, rekomandohet 25%. Më pas caktohet intervali i pikëve që do të marrin nxënësit për notat nga 4 në 10.
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Përqindja 25,26-38,39-51,52-65,66-78,79-90,91-100
Teknikate hartimit të pyetjeve
Si të shkruajmë pyetje objektive?
Sugjerime për të shkruar pyetjet “e vërtetë e gabuar” janë:
duhet të ndërtohen fjali të cilat janë pa dyshim të vërteta ose të gabuara.
fjalitë duhet të jenë të shkurtra.
fjalitë qofshin këto të vërteta apo të gabuara duhet të kenë të njëjtën gjatësi.
a. Pyetje "E vërtetë-E gabuar", si p.sh.
"Lumi i Semanit formohet nga bashkimi i Devollit me Osumin"
E vërtetë (V) E gabuar (G)
“Kongresi i Lushnjes vendosi Tiranën, kryeqytet të Shqipërisë”
E vërtetë ( V) E gabuar (G)
P.s. Çdo përgjigje vlerësohet me një pikë 2 pikë
b. Pyetjet me kombinime (me çiftëzim)
Pyetjet me kombinime përdoren për të matur aftësinë e të menduarit dhe të kuptuarit.
Disa sugjerime për të shkruar pyetje sa më të mira me kombinime.
Në keto lloj pyetjesh lista e gjërave që do të bashkohen nuk duhet të kalojë shifrën 10
Duhen përdorur më shumë përgjigje sesa janë vetë bashkimet, pasi kjo ul mundësinë e marrjes me mend të përgjigjes nga ana e nxënësve.
Lista e përshkrimeve dhe e zgjedhjeve duhet të jenë homogjene – ato duhet të jenë të së njëjtës fushë.
Lista e përshkrimeve duhet të përmbajë shprehje apo fjali të gjata, ndërkohë që zgjedhjet duhet të jenë fjalë apo simbole.
1. Linkoln a. President gjatë shekullit XX.
2. Nikson b. I vetmi president që dha doëheqjen nga zyra.
3. Washington c. Shpërndau njoftimin për emancipim.
d. President i parë i Amerikës.
p.s. Çdo përgjigje vlerësohet me një pikë.
3 pikë
b. Pyetjet me përgjigje të shkurtër:
Zakonisht përdoren për të matur aftësitë e nivelit të njohjes dhe të kuptuarit.
Pyetja duhet të jetë e formuluar në mënyrë të tillë që mos të ketë mundësi për të dhënë disa përgjigje .
Shembull : Në cilën pjesë të Evropës/ Francës/ Italisë etj. ndodhen Alpet? 1 pikë
2. Duhet të lihen aq vende bosh sa fjalë mungojnë në përgjigje.
Shembull: Nënrajonet e Rajonit Verior – Verilindor të Shqipërisë janë ___________ dhe _________. 1 pikë
c. Pyetjet me shumë zgjedhje (alternativa)
Testi objektiv me alternativa të shumta është ai lloj testi i cili kërkon të testuarit që midis alternativave të paraqitura të zgjedhë njërën që është më e saktë.
Pyetjet me shumë zgjedhje janë unike midis pyetjeve objektive, sepse ato mundësojnë matjen në nivelet më të larta të taksonomisë së objektivave mësimorë.
Nëpërmjet këtyre lloj testesh vlerësohen njohuritë dhe aftësitë në gjashtë nivele të fushës së njohjes.
Këto lloj pyetjesh përbëhen nga dy pjesë. Pjesa e parë përbëhet nga një pyetje, një kërkesë ose një thënie të papërfunduar. Kjo pjesë njihet si trungu.
Pjesa tjetër përmban një listë me 3, 4, ose 5 përgjigje të mundshme, nga të cilat njëra duhet të zgjidhet. Përgjigjet e mundshme njihen si alternativa. Alternativat përmbajnë zakonisht një përgjigje të saktë dhe disa të gabuara.
Shembull:
Shteti me të cilin Skënderbeu nënshkroi disa traktate bashkëpunimi ishte:
A) Milano
B) Napoli
C) Venediku
D) Raguza 1 pikë
d. Pyetjet subjektive
Në pyetjet subjektive bëjnë pjesë pyetjet e strukturuara dhe pyetjet ese.
Pyetjet e strukturara janë pyetje të hapura por që kërkojnë përgjigje të cilat mbështeten në formën e:
- një fjale të vetme
- shumë fjalëve
Shembull nr.1:
Renditni katër nga reformat e Tanzimatit. 4 pikë
a)______________________________________________________________
b)______________________________________________________________
c)_____________________________________________________________
d)______________________________________________________________
Shembull nr.2:
Analizoni tri nga shkaqet që çuan në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.
a) ___________________________________________________
b) ___________________________________________________
c) ___________________________________________________
9 pikë
P.S. 3 pikë për renditjen e shkaqeve dhe 2 pikë për secilën analizën e secilit shkak dhënë nga nxënësi.
e. Esetë janë pyetje me fund të hapur të cilat kërkojnë një përgjigje të argumentuar dhe mbetet mënyra më e mirë për të matur aftësi të larta të të menduarit te nxënësi, të tilla si: zbatimi, organizimi, sinteza, integrimi, vlerësimi. Pra eseja është një pyetje që i kërkon nxënësit që të shkruajë një pjesë ku të shprehë pikëpamjet e tij në lidhje me një temë të caktuar.
Mënyra e ndërtimit të esesë është:
Hyrja: këtu prezantohet tema ose çështja që do të trajtohet si edhe tezat kryesore.
Përmbatja: kjo është një seri paragrafesh që mbështesin tezat e prashtruara në hyrje.
Konkluzionet: bëhet një përmbedhje e asaj që është thënë dhe shpesh jepen edhe zgjidhjet ose bëhen parashikime.
Pesëvargëshi
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV