Si mund t‘ia dalim me këtë mësim në distancë?
Mësimi në distancë në këto kohë të izoluara ka dhe efektet negative. Idetë psiko-sociale të mëposhtme mund të na ndihmojnë të gjithëve që t’i kalojmë sa më qetë edhe këto ditë të mbetura të mësimit online, për ta mbyllur këtë vit shkollor.
Mësimi në distancë që erdhi papritur, na paraqiti të gjithëve sfida të mëdha,që as nuk i kishim kaluar nëpër mendje. Shumë aspekte të rëndësishme të të mësuarit mund të mos transferohen lehtësisht në mjediset e secilit nxënës, pasi mungesa e internetit tek shumë familjarë, bëri që herë nxënësit t’i merrnin mësimet dhe herë jo. Shumë nga nxënësit reflektuan pozitivisht në këtë formë, edhe pse stresi i izolimit mbizotëronte mbi ta.
Ndryshimi
Mësimi online ndryshon nga mësimi në distancë, sidomos për raste të jashtëzakonshme, siç është rasti i COVID-19. Koncepti i mësimit online ka kritere botërore, ku çdo gjë është e planifikuar nga një institucion përkatës, kolegj apo universitet dhe ka tarifa, ka përkushtim dhe vlera në shumë aspekte. Ai ka librat të domosdoshëm dhe të pranueshëm për këtë lloj mësimi. Ndërsa ky mësim në distancë është një sfidë,është një mundësi për të mos humbur vitin shkollor, por është një stres dhe lodhje pa limit. Dashje pa dashje është si një detyrim për prindin, nxënësin, mësuesin dhe pedagogun, që çdo ditë të gjejë forma dhe metoda të ndryshme për t’ia dalë, duke u vetëmotivuar nga fakti që ky virus mos të prekë jetën e njerëzve. Kjo gjë bëri që shumë aktivitete të bëheshin nëpërmjet videove, ku shumë nxënësve nuk u hapej dot nga interneti jo i vazhduar.
Mësuesit u përpoqën të përdornin mjete të ndryshme, por vështirësitë dhe dilemat erdhën duke u shtuar dita ditës. Thjesht koncepti jemi në situatë lufte, duhet që ne si mësues të jemi më të qetë në atë që bëjmë, ka apo nuk ka pozitivitet apo rezultat. Nuk duhet të ngarkohemi emocionalisht, pasi mësuesia është profesioni më i vështirë në botë pas pilotit. Duhet të kemi më shumë kreativitet duke menduar që kjo situatë do të kalojë dhe ne do të jemi përsëri në të ardhmen ata që ishim, me atë pasion, me ato metoda ku në qendër është nxënësi, me ato përgatitje ditore duke ruajtur gjithmonë anën psikologjike të të mësuarit.
Mësimi në distancë në këto kohë të izoluara ka dhe efektet negative që ndikojnë në personalitetin e fëmijëve, në personalitetin e prindërve dhe në tërë situatën e komunitetit. Idetë e mëposhtme psiko-sociale mund të na ndihmojnë të gjithëve ne për t’i kaluar sa më qetë këto ditë që na kanë mbetur për ta mbyllur këtë vit shkollor.
-VENDOSNI RUTINAT DHE PRITJET
Krijoni një situatë apo rutinë fleksibël duke qenë sa më të komunikueshëm dhe të duruar.
-QËNDRONI NË KONTAKT
Kjo tregon se ju po ndiqni punën për t’ia dalë deri në fund, duke pasur parasysh çdo udhëzim që vjen nga drejtuesit e institucionit shkollor.
-INKURAJONI NXËNËSIT QË TË ZOTËROJNË TË MËSUARIT E TYRE
Askush nuk pret që prindërit në shumicën e rasteve të jenë mësues apo ekspertë siç jeni ju...Jeni ju ata që mbroni profesionin tuaj.
-FILLONI DHE MBARONI DITËN DUKE VËZHGUAR DHE DUKE NXJERRË REZULTATE DITORE
-VENDOSNI KOHË PËR QETËSI DHE REFLEKTIM
Kjo duhet pasi ndodh që truri i mësuesit të shfaqë lodhje,ku pasojat duken më vonë si nga sytë apo ana psikologjike.
-INKURAJONI NXËNËSIT PËR AKTIVITET FIZIK NË SHTËPI
Lodhja mendore e nxënësit bën që mos të jetë i vëmendshëm ndaj leksioneve që jep mësuesi në kohën e duhur. Kjo ndodh pasi shumë nxënës janë brenda një shtëpie me një telefon apo kompjuter, ku prindërit mund të kenë në shkollë rreth tre fëmijë përnjëherësh.
-MENDONI SE RASTE TË TILLA NUK DO TË VIJNË MË....
Nga Florinda Palaj
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Çfarë mund të bëjë shkolla për të parandaluar bullizmin?