Si mund të motivohen mësuesit për mësimdhënien?
Njihuni me faktorët e shkathtësisë të mësimdhënies efektive dhe faktorët që ndikojnë në motivimin e mësuesit në mësim, pasi çdo mësues ka nevojën të jetë i motivuar për të qenë vazhdimisht produktiv.
Mësuesi është çelësi i suksesit të nxënësit në mësim, mirëpo atij i duhet edhe vetë të jetë i motivuar nga faktorë tjerë, për të qenë vazhdimisht produktiv. Më poshtë pesë faktorët e parë kanë të bëjnë me shkathtësinë e mësimdhënies efektive, që ndikojnë drejtëpërdrejtë te të ndjerit mirë me profesionin e mësuesit, ndërsa 11 faktorët e tjerë, ndikojnë po ashtu në motivimin e mësuesit në mësim.
SHKATHTËSI TË MËSIMDHËNIES EFEKTIVE
Planifikimi/ Planifikimi i mirë
Prezantimi dhe sqarimi
• Prezantimi efikas i mësimit;
• Udhëzimet e qarta dhe të sakta;
• Larmia e mënyrës së të shpjeguarit të temave (me nxënësin në qendër duke e alternuar me mësuesin në qendër për të ngritur reputacionin e mësuesit dhe fokusin e nxënësit në mësim);
• Njohja e lëndës jashtëzakonisht mirë;
• Vlerësimi i lëndës nga këndvështrimi i një fillestari (kjo ka kuptimin e thjeshtëzimit të lëndës që është jashtëzakonisht vështirë të arrihet, ngase çdo problem duhet të thjeshtëzohet për nivelin e të kuptuarit të nxënësit. Këtë e arrijnë mësuesit/mësueset e përkushtuar dhe profesionistë);
• Identifikimi i ideve kryesore në atë që mësohet (Transmetimi i koncepteve themelore të mësimit njëherë, pastaj gjërat sekondare);
• Shpjegimi i gjërave në terma të thjeshtë (sipas nivelit të të kuptuarit të nxënësit).
Të pyeturit/ vlerësimi
• Përqendrimi i vëmendjes në aspektet kryesore të një teme/tërësie tematike;
• Vlerësimi i saktë dhe i drejtë i nxënësit;
• Simulimi i llojeve të veçanta të të menduarit;
• Interpretimi dhe vlerësimi i përmbajtjeve thelbësore, pastaj atyre sekondare.
Ofrimi i“feed back”-ut/motivimi dhe informimi i nxënësve, në progresin e tyre në mësim.
Nganjëherë nxënësi “vrapon” pas mësuesit/arsimtarit të kuptojë se a është në rrugën e duhur apo jo, e ndonjëherë mësimdhënësi me kohë jap sinjalin që nxënësi është duke u përmirësuar në ndonjë aspekt të të mësuarit. Kështu nxënësi e kupton që mësuesi është çelësi dhe vijon rrugën e duhur në mësim.
Përdorimi i strategjive adekuate në mësim (përfshirë metodologjitë, metodat, teknikat dhe mjetet e qëlluara).
Mësuesit përdorin strategji që funksionojnë me nxënës, si forma të ndryshme të shpërblimeve, kërkesa të herë pas hershme për mësim, ndryshim intonacioni për të tërhequr vëmendjen, komunikim me prindër, motivim përmes shembujve konkret etj.
Të gjithë këta faktorë ndikojnë në mirëqenien emocionale dhe përmbushjen profesionale të mësuesit në kuptimin e realizimit të lëndës.
DISA FAKTORË TË STABILITETIT DHE MOTIVIMIT TË MËSUESIT PËR MËSIM
• Bashkëveprimi me drejtor dhe jo krijimi i ndjesisë që mësuesi është i kontrolluar.
• Shpërblime të prekshme për mësues me rezultate të larta me nxënës.
• Vlerësimi i profesionit nga vetë mësimdhënësi dhe jo inferioriteti ndaj profesionit.
• Përdorimi i teknikave të alternuara (me nxënësin në qendër dhe me mësuesin në qendër)
• Të ardhurat meritore në pagë nga ky profesion, bazuar nga niveli i përgjegjësisë, llogaridhënies, vështirësisë në punë.
• Sigurimet shëndetësore.
• Trajtimi i mirë nga shoqëria, sindikata dhe mediat.
• Strategji të qëndrueshme arsimore, të cilat e kanë në qendër stabilitetin emocional dhe ekonomik të mësuesit krahas ngritjes së cilësisë së të nxënit.
• Ndjesia e vazhdueshme që është në profesionin e qëlluar .
• Raportet e mira me prindër e komunitet (duke respektuar e mos mbivlerësuar prindërit dhe duke marrë nën kontroll klasën/duke siguruar rezultate të mira për nxënës, gjitëhpërfshirje, jo diskriminim).
• Rezultatet e larta të nxënësve në mësime.
• Të gjitha elementet e lartpërmendura në formën e tyre, ndikojnë që mësuesi të jetë më ambicioz, më i vlerësuar dhe rrjedhimisht, iu shtohet motivimi/vullneti për punë dhe mësimdhënie.
Marrë nga Artmesimi.com
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Çdo lloj dhune nuk është bullizëm, por çdo lloj bullizmi është dhunë.
Prindër, kuptoni fëmijën tuaj dhe respektoni punën e mësuesit!
Bullizmi në shkolla, si mund ta parandalojmë?