Mësimdhënia zëvendësuese

Si mund të bëhem mësues zëvendësues në 2020-ën?

Shkollat, private kryesisht, njoftojnë shpeshherë për zëvendësues sa herë që mësuesit me kohë të plotë sëmuren, udhëtojnë ose marrin lejen e lindjes. Ne sjellim për ju të gjithë informacionin që ju duhet për t’u bërë një mësues zëvendësues, sipas World Scholarship Forum.

Mësimdhënia zëvendësuese është një nga detyrat më të vështira arsimore. Është gjithashtu një nga më të rëndësishmet. Mësuesi zëvendësues duhet të jetë një person që të përshtatet në mënyrë efektive me çdo situatë që e pret atë. Mësuesi zëvendësues njihen kudo në botë, pothuajse në çdo shkollë dhe vend. Në këtë artikull ne vëmë në dispozicion të gjitha informacionet që ju nevojiten nëse dëshironi të bëheni një mësues i tillë. Shkollat, private kryesisht, njoftojnë shpeshherë për zëvendësues sa herë që mësuesit me kohë të plotë sëmuren, udhëtojnë ose marrin lejen e lindjes.


Kush është një mësues zëvendësues?

Një mësues zëvendësues është një mësuesi i gatshëm i cili zakonisht zëvendëson një mësues me kohë të plotë për një kohë të shkurtër. Mësuesit zëvendësues mund të zgjedhin të punojnë me kohë të pjesshme ose të pranojnë pozicione afatgjata. Është një zëvendësim i përkohshëm ose afatgjatë për mësuesin me kohë të plotë që mungon. Prandaj, mësuesi zëvendësues është përgjegjës për sigurimin e mësimeve në bazë të planeve të mësimeve të përcaktuara nga mësuesi me kohë të plotë. Në rast të mungesave të paparashikuara ose të zgjatura, mësuesi zëvendësues mund të duhet të krijojë plane mësimore që plotësojnë objektivat e klasës për të cilën ai ose ajo po merr përsipër.


A duhet të japin mësim të gjithë mësuesit zëvendësues?

Ndonjëherë ndodh që thjesht të kujdeseni për një klasë ndërsa shihni një film ose bëni ndonjë punë që mësuesi që ju zëvendësoni ju ka lënë. Ditët e tjera, ju mund të ndiqni një orar të detajuar. Dita e punës së një zëvendësuesi zakonisht zgjat gjashtë deri në shtatë orë dhe mbaron kur nxënësit shkojnë në shtëpi. Nëse merrni një rol edhe më kryesor, do ju duhet të korrigjoni detyrat e shtëpisë dhe të krijoni plane mësimore. Pavarësisht nga korniza kohore e punës, herë pas here do t'ju kërkohet që të improvizoni nëse mësuesi i rregullt nuk lë një orar të klasës ose aktivitet. 


Ku mund të punoj si mësues zëvendësues?

Një mësues zëvendësues mund të punojë në çdo shkollë publike ose private. Për më tepër, shumë mësues zëvendësues funksionojnë gjithashtu si trajnerë ose mësojnë klasa në internet. Mësuesit zëvendësues janë të nevojshëm në të gjitha nivelet, që nga parashkollori në shkollë të mesme e në të gjitha fushat lëndore.


Sa mund të fitojë një mësues zëvendësues?

Sipas Zyrës Amerikane të Punës, paga mesatare vjetore për mësuesit e përkohshëm në 2016 ishte  28,010$. Institucione të ndryshme arsimore paguajnë ndryshe, pasi disa prej tyre mund të kërkojnë më shumë njohuri ose trajnim paraprak se të tjerat. Paga e mësuesve zëvendësues zakonisht bazohet në një normë ditore. Sidoqoftë, një mësues zëvendësues me kohë të plotë mund të arrijë një pagë të krahasueshme me atë të një mësuesi me kohë të plotë, në varësi të rrethit të shkollës. Shërbimet për mësuesit zëvendësues mund të ndryshojnë në varësi të shkollës dhe kohëzgjatjes së detyrës. Shkollat shpesh kanë nevojë për mësues zëvendësues për urgjencat afatshkurtra, si dhe për detyra më afatgjata. Mësuesit zëvendësues fitojnë ndjeshëm më pak sesa mësuesit me kohë të plotë, por ka shumë arsye për t'u bërë mësues zëvendësues. Për shembull, shpesh herë një student për mësuesi bëhet një mësues zëvendësues për të eksploruar profesionin e mësimdhënies.


Trajnim dhe certifikim

Për t’u konsideruar mësues zëvendësues, duhet të keni të paktën një diplomë bachelor. Në përgjithësi, diploma universitare mund t’i përkasë çdo fushe ose çdo lënde. Kërkesat arsimore për mësimdhënës zëvendësues janë të ndryshme nga ato të një mësuesi të licencuar. Në të gjitha rrethet dhe/ose shkollat, ekziston një kërkesë minimale për përfundimin e suksesshëm të testeve të kompetencës. Në disa fusha, mësuesit zëvendësues duhet të kenë kualifikime të plota mësimore. Nëse jeni të interesuar ju thjesht duhet të kontaktoni shkollën për të zbuluar se çfarë lloj kërkesash kanë për mësuesit zëvendësues. Për shembull në disa shkolla një mësues zëvendësues duhet të kalojë një test bazë të aftësive. Ky provim vlerëson aftësitë themelore në matematikë, lexim dhe shkrim. Rezultatet për testet e aftësive ndryshojnë në varësi të shtetit. 


Hapat për t’u bërë një Mësues Zëvendësues

Këto janë hapat që duhet të ndërmerrni përpara se të bëheni një mësues zëvendësues:

• Fitoni një diplomë të shkollës së mesme;

• Fitoni një diplomë bachelor;

• Kontrolloni për kërkesa shtesë për mësuesit zëvendësues në rrethin tuaj dhe plotësojini ato;

• Aplikoni si një mësues zëvendësues në rrethin tuaj.


Si të gjeni punë?

Është e rëndësishme që të keni kualifikimet e nevojshme para se të aplikoni për pozicionin mësues zëvendësues. Nëse keni një shkollë të veçantë në mendje, për të punuar si mësues e tillë, mund ta kontaktoni stafin e saj ose t’i vizitoni nga afër për t'u prezantuar dhe të pyesni se çfarë përfshin procesi i aplikimit.

Pra, për të gjetur punë ju mund të:

• Kontaktoni shkollat individualisht;

• Telefononi në drejtorinë arsimore të rrethit ose të të lexoni njoftimet në internet;

• Të jeni koherent me informacionin për vende të lira ose të bëni njoftim në gazetë për t’u punësuar.



Burimi: World Scholarship Forum 

Përgatiti: N.Allkja Biçaku


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

3,347 Lexime
4 vjet më parë