Si është e ndërtuar bërthama e atomit?
Sipas të gjitha burimeve shkencore bërthama është e përbërë edhe prej shumë grimcave më të vogla të cilat kanë strukturë, organizim dhe veprim shumë të ndërlikuar.
Sipas të gjitha burimeve shkencore bërthama është e përbërë edhe prej shumë grimcave më të vogla të cilat kanë strukturë, organizim dhe veprim shumë të ndërlikuar, nga të cilat varen edhe vetitë e përgjithshme të materies. Bërthama është e ndërtuar prej protoneve me ngarkesë pozitive dhe neutroneve pa ngarkesë elektrike, që formojnë formacione të grimcave të quajtura nukleone.
Secili proton dhe neutron korrespondon me një grimcë me masë dhe mënyrë të njëjtë të veprimit, por me ngarkesë të ndryshme që quhet antiproton ose antineutron.
Nukleonet janë të ndërtuara prej tre kuarkeve të lidhura me forca të forta. Lidhja energjetike e fortë krijohet me shndërrimin e hadroneve të rënda në mesone të lehta dhe anasjelltas. Këto shndërrime janë të kushtëzuara me lëshimin dhe marrjen e një kuarku me ngarkesa të ndryshme, i cili proces krijon lidhjen dhe ndërveprimin e fortë ndërmjet grimcave të bërthamës duke krijuar një masë shumë të dendur dhe të fortë.
Ndërveprimet në bërthamë shkaktojnë procese dhe dukuri të ndryshme të cilat ndikojnë në qëndrueshmërinë e saj. Bërthamat të cilat zbërthehen duke liruar grimcat e tyre, krijojnë bërthama të paqëndrueshme (fisioni) dhe ato të cilat janë stabile nuk lëshojnë grimcat e tyre (fuzioni).
(Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Roli dhe detyrat e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë në arsimin dhe për këshillimin e karrierës
Çfarë është Brainstorming dhe si aplikohet në shkollë ose klasë?