Shkolla s’është “e mërzitshme”
Në çdo kontinent, në çdo vend, arsimi është paksa i ndryshëm. Ekzistojnë mjaft fakte interesante rreth arsimit nga e gjithë bota, dhe më poshtë ne do të hedhim një vështrim mbi 20 prej tyre.
Në çdo kontinent, në çdo vend, arsimi është paksa i ndryshëm. Edhe pse janë zhvilluar të njëjtat debate, për shembull mbi moshën e duhur në të cilën duhet të fillojë arsimi i detyrueshëm dhe gjatësia e përkryer e një ditë shkollore, përgjigjet që vijnë nga kombe të ndryshme ndryshojnë shumë nga njëra-tjetra. Ekzistojnë mjaft fakte interesante rreth arsimit nga e gjithë bota, dhe më poshtë ne do të hedhim një vështrim mbi 20 prej tyre:
1. Në Australi, Shkolla Ajrore ua transmeton leksionet nëpërmjet sinjaleve të radios nxënësve që jetojnë në zonat më të largëta.
2. Nga të gjitha shkollat në botë, më e madhja gjendet në Indi. Ajo quhet City Montessori School dhe në të mësojnë mbi 32.000 nxënës.
3. Kina është vendi ku fëmijët marrin më shumë detyra shtëpie. Adoleshentët në Shangai, kalojnë plotë 14 orë në javë duke bërë detyrat në tryezën e kuzhinës.
4. Fëmijët që jetojnë në Pakistan nuk kanë asnjë të drejtë ligjore për arsimimin falas, dhe arsimi i detyrueshëm është i vlefshëm për fëmijët nga mosha 5-9 vjeç.
5. Në Kili, pushimet verore zgjasin nga mesi i dhjetorit deri në fillim të marsit.
6. Vendi me vitin më të shkurtër shkollor dhe ditën më të gjatë shkollore është Franca.
7. Fëmijëve në Gjermani u jepet një kon i veçantë i quajtur një Schultüte plot me stilolapsa, lapsa, minilibra, ushqime dhe dhurata të tjera, të cilat mund të hapen vetëm kur ata fillojnë shkollën.
8. Fëmijët kanadezë marrin shumë leksione në frëngjisht dhe anglisht.
9. Në Brazil, ku dreka është një ngjarje e rëndësishme, fëmijët e fillojnë shkollën në orën 7 të mëngjesit dhe në mesditë të shkojnë në shtëpi për të drekuar me prindërit e tyre.
10. Fëmijët në Holandë e fillojnë shkollën në ditëlindjen e tyre të katërt, kështu që në klasë ka gjithmonë një nxënës të ri.
11. Anglia është shtëpia e shkollës me konvikt më të vjetër në botë – Shkolla e Mbretit në Kanterbëri, pavarësisht se është themeluar në vitin 1567, ofron një edukim të plotë modern, dhe është e pajisur më të gjithë mjetet e duhura.
12. Pavarësisht nëse rastis fundjavë apo pushim, fëmijët në Rusi e fillojnë gjithnjë shkollën në ”Ditën e Njohurive”, që është 1 shtatori.
13. Shkolla më e vogël në botë ndodhet në Torino të Italisë, dhe në të shkon vetëm 1 nxënës.
14. Finlanda ka moshën më të lartë të nisjes së shkollët nga fëmijët, dhe njëherazi një nga sistemet më të suksesshme të arsimit. Aty fëmijët ulen për herë të parë në bankat e shkollës në moshën 7-vjeç.
15. Djemtë dhe vajzat arsimohen veçmas në Iran, derisa të mbërrijnë universitetin. Edhe mësuesit duhet të jenë të gjinisë së njëjtë me nxënësit e klasës ku japin mësim.
16. Në Kenia, fëmijët nuk janë ligjërisht të detyruar të shkojnë në shkollë, por shumica e tyre e bëjnë këtë.
17. Për shkak të problemeve periodike me përmbytjet me të cilat përballet vendi, Bangladeshi ka mbi 100 shkolla lundruese. Secila prej tyre ka qasje në internet, bibliotekë dhe furnizohet me energji me anë të paneleve diellore.
18. Në SHBA gjendet mësuesja më e moshuar në botë. Ajo është Anjez Zhelesnik, 101-vjeçe.
19. Një nga lëndët që mësohet në shkolla islandeze është thurrja e trikove.
20. Shkolla fillore në Pumaçangtang të Tibetit, mendohet të jetë shkolla më e lartë në botë, 5.373 metra mbi nivelin e detit.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025
Mos e humbni magjinë e këtij sezoni as në klasën tuaj...