DISLEKSIA

Shembuj të fëmijëve me disleksi dhe vështirësi në të nxënë.

Fëmijë që vuajnë nga disleksia, konkretizuar me raste dhe shembuj. Nga vëzhgim të drejtpërdrejta, Drita Topjana sjell dy raste.

Shembulli i parë: 

Arbri kishte dhe shokë të tjerë si veten nëpër klasat më lart dhe më poshtë.

 Në atë kohë, Arbri ishte në klasë të dytë. Në klasë të parë kishin bërë, si kishin bërë me atë shkrimin si shkrim “pule”, gjithë zhgarravina dhe korigjime, pa harruar shkronjat e shumta dhe pikat mbi shkronjën “ë”, që i hanin me shumicë, e mbushnin barkun plot, derisa ju tepronin. Arbri është shumë i mirë në mësime dhe në sjellje, gjithandej, kur del në mësim e fillon mësimin me shprehjen “dimë që”, “e zëmë se”, “imagjinoni që”, “kujtoni që”, sikur po u shpjegon nxënësve dhe nuk po  i thotë përmbajtjen për vete mësueses. Del nga situata duke e gjetur fjalën e përshtatshme. Të gjitha vlerësimet në gjuhë, si të dëgjuarit, të lexuarit, të folurit, të shprehurit, të menduarit i ka shkëlqyer, vetëm te të shkruarit ndryshon puna as vlerësimin mirë nuk e meriton. 


Duke kaluar nga klasa në klasë, gjej një “Arbër” të tillë. Ishte Agimi në klasën e katërt. Edhe ai ishte shumë i mirë gjithandej, e ngrinte dorën gjatë gjithë kohës, donte vetëm ai të dilte para klasës, të përgjigjej sidomos në dituri natyre dhe histori. Te shkrimi ia kalonte Arbërit tjetër. Ti Gimi, -i thashë e paske dhe një shok si veten në klasë të tretë, se kishte kaluar një vit shkollor. Pse mësuese? Sepse i ke ngrënë shkronjat dhe pikat, ke bërë shumë gabime drejtshkrimore. E di mësuese nuk shkruaj si duhet, është e pamundur të mos bëj gabime. Merre dhe hidhi një sy fletores, gjej gabimet dhe mundou t`i korigjosh, sepse duke e korigjuar vetë, do të fiksohen gabimet, të nguliten në kokë dhe nuk i bën më. Dhe përpara se t`ia dorëzosh mësueses lexoje dhe korrigjoje vetë njëherë. Mirë mësuese, por prapë s`do ti gjej të gjitha, se e kam provuar, kur t`i korigjosh ti do të kem prapë gabime. Gimi ishte shumë i sjellshëm dhe i edukuar.


Shembulli i dytë:

Ermira po mëson përmes lojës

Në klasën tjetër të katërt ishte një gocë e cila ngatërronte shkronjat; b-në me d-në; p-në me q-në. Ermira, hajde te mësuesja dhe më lexo fjalët që të kam nënvizuar. A i dallon si u ka ndryshuar kuptimi? Po mësuese, Ermira e kuptoi dhe buzëqeshi, i ngatërroi gjithmonë këto shkronja. Dhe mësuesja tjetër ma vë në dukje gabimin. Përqendrou dhe mbaje mend gjithmonë, se këto katër shkronja janë si një gjysëm diell apo gjysëm hënë, si gjysma e topit, apo gjysma e rrethit, janë gjysëm hark. Mbaj mend shkronjat “b” dhe “p” , quaj diell, si dielli që lind e na gëzon, sepse ne e kemi ditën përpara, zgjohemi, mësojmë, punojmë dhe argëtohemi, dhe këto shkronja e kanë harkun ose barkun përpara trupit, elementit kryesor, që është vija e gjatë dhe e drejtë. Ndërsa shkronjat “d” dhe “q”, quaj hënë, si nata, sepse nata është pas ditës dhe e kanë harkun mbi shpinë, pasi edhe ne natën flemë gjumë dhe shohim ëndrra të bukura. Kujtoj këto shkronja gjithmonë nëpërmjet kësaj loje. Edhe shkronjën “ll” (llambën) quaje diell sepse ndriçon, na jep dritë, ndërsa shkronjën “dh” (dhuratën) quaje natën si dhuratë e natyrës, sepse natën pushon dhe reflekton mbi punën tënde ditën. Ose jepi një “perfekt” duke përdorur gjuhën e shenjave me duar, me dorën e majtë do të kujtosh diellin, b-në dhe p-në, me dorën e djathtë do të kujtosh hënën, d-në dhe q-në. Ermira buzëqeshi nuk do t`i harroj më mësuese. 


Rastësisht, një vit më vonë, jo enkas por për kuriozitet, pashë fletoren e kësaj vajze që në klasë të katërt ngatrronte b-në me d-në dhe p-në me q-në, po mbaronte viti shkollor, në fletoren e saj shkruhej jeleku, (në vend të fjalës lejleku) në çdo fjali që e kishte përdorur. Kishin një përshkrim figure, apo të përmblidhnin tekstin me fjalët e tyre. Ndërsa të tjerat ishin në rregull. 


Të njëjtën gjë mund të them për disgrafikun që ishte hedhur në klasë të katër, fundi i vitit, difekti i fundit që bie në sy është ngatërrimi i m-së me n-në, gjë s`e kishte në fillim, s`e ka pasur asnjëherë që në klasë të parë. Që do të thotë se nuk e kanë problemin vetëm në një shkronjë, por në përgjithsi. Kur duhet të ndjekin moshatarët, se avash-avash e bëjnë shkrimin e pranueshëm, por me rritjen e ngarkesës mësimore hy në punë dhe shpejtësia.     



(Punoi: Drita Topjana; Portali Shkollor)

4,995 Lexime
5 vjet më parë