Bota e seksualitetit

Seksualiteti, erotizmi, sensualiteti, pornografia…

Të gjitha këto koncepte janë të përfshira në atë që njihet si seksualitet. Sensualiteti mund të përkufizohet si zgjimi i shqisave nëpërmjet ndjesive. Është e lidhur me finesën, butësinë, harmoninë… Erotizmi përcaktohet si “dashuria sensuale”...

Pyetja e adoleshentit: Çfarë dallimi ka ndërmjet seksualitetit, erotizmit, sensualitetit, pornografisë…?


Përgjigjen specialistët:


Të gjitha këto koncepte janë të përfshira në atë që njihet si seksualitet. Sensualiteti mund të përkufizohet si zgjimi i shqisave nëpërmjet ndjesive. Është e lidhur me finesën, butësinë, harmoninë… Për sa i përket erotizmit, ai përcaktohet si “dashuria sensuale” apo “ekzaltimi i dashurisë fizike në art”.


Në pornografi, seksualiteti shfaqet në mënyrë të dukshme, ndërkohë që erotizmi ka elemente më të dukshme, ndërkohë që erotizmi ka elemente më të nënkuptuar. Mund të thuhet se erotizmi ka elemente artistike, ndërsa pornografia është më e drejtpërdrejtë. Për këtë arsye, ndonjëherë, një nga momentet kulmore të adoleshencës është kur shihet filmi i parë pornografik (diçka që ngjall kuriozitet tek të dyja sekset). Por, duhet të kesh disa ide të qarta në lidhje me këtë gjë:

  • Shumë nga imazhet e këtyre filmave mund të shkaktojnë ndikim negativ në mendjen e një adoleshenti, sepse mendja e tij nuk është e përgatitur për të kuptuar përmbajtjen apo imazhet që prodhon kjo lloj kinemaje.
  • Fakti që në këta filma ka shpesh skena dhune, duke parë një lidhje mes dhunës dhe seksit, mund të bëjë që adoleshenti të ketë një këndvështrim  joreal të seksualitetit, si dhe ta paragjykojë atë.
  • Për t’i kuptuar këta filma duhet të keni shumë të qartë se ajo çka shfaqet dhe trajtohet në to nuk është realiteti, por është si të thuash, një karikaturë e tij.
  • Shumë prej filmave pornografik drejtohen nga burra dhe shpesh ndodh që temat që trajtojnë nuk i korrespondojnë barazisë së duhur të të gjithave marrëdhënieve seksuale.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

4,766 Lexime
7 vjet më parë