Sakrifica për arsimin
“Unë bëj 8-9 orë rrugë, 4 për të ardhur dhe 4 për t’u kthyer në shtëpi. Çdo rrugë është me rrezik sepse një shi të bjerë rrëshqasin gurët. E vetmja forcë për mua janë nxënësit..."
Lirie Hoxha është mësuese në fshatin Krrabë e Vogël të Elbasanit. Ajo udhëton çdo ditë 4 orë mes maleve nga Funari dëri në Krrabë të Vogël me gomarë ose në këmbë për të mbërritur në shkollë në orën 8.
Por Liria e adhuron profesionin e saj edhe pse për shkak të vështirësisë fizike, rruga e gjatë dhe e vështirë i rrëzikon çdo ditë jetën.
“Unë bëj 8-9 orë rrugë, 4 për të ardhur dhe 4 për t’u kthyer në shtëpi. Çdo rrugë është me rrezik sepse një shi të bjerë rrëshqasin gurët. E vetmja forcë për mua janë nxënësit. Dëshira ime e madhe në jetë është të bëhem një mësimdhënëse dhe të sjell diçka të re si e tillë, sepse në vitet e fundit po shoh se arsimi po shkatërrohet”, thotë Hoxha.
Fëmijët thonë se mësuesja e tyre shkon çdo ditë në shkollë edhe kur bora mbulon krejt zonën. Liria kërkon një ndihmë që kontributin e saj në arsimin shqiptar ta japë në një zonë më të afërt, kërkesë e cila deri tani nuk është marrë parasysh.
“Sado vështirësi të ketë arsimi, dhe këtë nuk e vë në dyshim, një mënyrë që të shkoj me makinë duhet të ekzistojë”, thotë Hoxha.
Liria është një nga shumë mësuesit, që çdo ditë i duhet të përballet me vështirësi të mëdha, por për të ndryshon vetëm qëllimi, lufta me analfabetizmin e zonave të thella malore.
Dhe vështirësia nuk janë 4 orët e rrugës që i duhet të bëjë çdo ditë për të mbërritur deri në këtë zonë, por vështirësia fizike që i rrezikon jetën çdo ditë.
Karakteristikat e një mësuesi të aftë
Stop bullizmit te të gjithë!
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?