Sa e rëndësishme është higjiena e duarve?
Në fakt vetëm 13% e njerëzve kanë dëshmuar se kanë nevojën për të larë duart e tyre para ngrënies. Jo vetëm kaq, 25% e njerëzve pranojnë se kurrë nuk i lajnë duart pasi fshinë hundët, ose e bëjnë këtë shumë rrallë....
Duke parë interesin dhe propozimet e tregut që ofron gjithmonë e më shumë zgjidhje per të garantuar duar te pastra dhe të dezinfektuara edhe kur ju nuk keni ujë dhe sapun, duket se pastrimi i tyre është një prioritet për të gjithë. Por sipas një studimi ky prioritet duket i mbyllur në raftet e supermarketeve dhe dyqaneve ku shiten sapunë, detergjente, letra të lagura dhe produkte higjienike. Të dhënat e arritura nga studime të shumta nxjerrin një konkluzion shumë shqetësues.
Në fakt vetëm 13% e njerëzve kanë dëshmuar se kanë nevojën për të larë duart e tyre para ngrënies. Jo vetëm kaq, 25% e njerëzve pranojnë se kurrë nuk i lajnë duart pasi fshinë hundët, ose e bëjnë këtë shumë rrallë, ndërsa 27% e tyre nuk i lajnë duart pasi kanë udhëtuar në transportin publik. Megjithatë, në të gjitha këto rrethana do të kishte arsye shumë të forta për ta bërë këtë.
Ja disa arsye që do të bënin të ndryshonin mendje edhe personat që sillen sikur kanë alergji nga sapuni.
Eliminimi i baktereve prezentë në duart tuaja është i barabartë me zhdukjen e shumë mikrobeve, temperatura e rritjes së të cilëve është 37°C, e njëjtë me trupin tonë. Kjo do të thotë se në qoftë se mikrobet nga duart kalojnë në organizmin tonë atëherë po që mund të zbaviten vërtetë.
Nëse nuk lahen duart, bakteret mund të mbijetojnë deri në tre ore në lëkurën e duarve tona, ku mund të shumohen çdo njëzet minuta dhe duke arritur një dendësi prej një mijë qelizave bakteriale për centimetër katror. Probabiliteti që këto baktere të jenë në gjendje të hyjnë në trup nuk është i ulët: Në fakt secili prej nesh, në të shumtën e rasteve pa e kuptuar, në momente të ndryshme përgjatë ditës, me duart e pista, prek hundën, sytë, gojën, veshët, duke e bërë më të lehtë për bakteret dhe viruset përgjegjëse për infeksione të ndryshme që të gjejnë rrugën e hyrjes për në trup. Për më tepër, disa patogjene mund të shkaktojnë edhe infeksione të rënda të lëkurës.
Duart nuk janë vetëm një mjet transporti i përdorur nga mikrobet për të hyrë në organizmin tonë, por edhe një mjet transporti që përdorin mikrobet për të kaluar nga njëri trup në tjetrin. Kalimi i virusit mund të jetë i menjëhershëm. Mjafton të kujtoni se ata që punojnë në një zyrë mund të kenë kontakt me më shumë se 10 milionë baktere në ditë.
Objektet dhe sipërfaqet nga të cilat duart mund të mbledhin mikrobe të ndryshme në mënyrë të pavetëdijshme janë nga më të pa mendueshmet. Jo vetëm vendet publike duhet të jetë shqetësuese, por edhe gjëra të tjera si sendet tuaja personale. Doreza e çantës tuaj të punës ose objektet që mbahen brenda saj janë magazine e vërtetë mikrobesh. Një tubet me krem që mbahet në çantën e një gruaje mund të grumbullojë më shumë mikrobe se sa një kapak wc në tualet!
Nëse ju nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme higjienës së duarve tuaja mund të arrini të ndotni edhe ushqimet dhe pijet që do të përfundojnë në gojën tuaj, ose të të tjerëve. Në fakt nga duart bakteret mund të përfundojnë në ushqim, ku në kushte të caktuara mund të shumohen duke ju shkaktuar sëmundje që mund edhe teë rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Shikoni videon e cila tregon se si duhet të lahen duart duke klikuar këtu.
8 zgjedhjet më të mira për një mëngjes të shëndetshëm
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Çfarë rreziku mbartin patatinat?